Politikë

Këshilli Bashkiak miraton Reformën e re Territoriale, Tiranës i shtohet një njësi administrative

Sipas propozimit të miratuar me votat e këshilltarëve socialistë njësia e re do të përfshijë Rinasin i cili aktualisht është pjesë e Bashkisë Krujë, si dhe Domjen dhe Bërxullin që aktualisht janë pjesë e Bashkisë Vorë.

M.K.
Këshilli Bashkiak miraton Reformën e re Territoriale, Tiranës i
Votimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka dhënë dritën jeshile propozimit për ndryshimin e ndarjes administrative-territoriale të kryeqytetit, duke votuar pro krijimit të një njësie të re administrative.

Sipas propozimit të miratuar me votat e këshilltarëve socialistë njësia e re do të përfshijë Rinasin i cili aktualisht është pjesë e Bashkisë Krujë, si dhe Domjen dhe Bërxullin që aktualisht janë pjesë e Bashkisë Vorë.

Ndryshimi synon të sjellë një rikonfigurim të territorit administrativ rreth Tiranës në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale.

Propozimi është kundërshtuar nga opozita në Këshillin Bashkiak e cila ka votuar kundër dhe ka paraqitur një alternativë tjetër për ndarjen territoriale. Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar krijimin e pesë bashkive të reja në zonat përreth Tiranës duke propozuar një model të ndryshëm nga ai i paraqitur nga shumica.

Ndërkohë, qëndrimi i kryebashkiakut Erion Veliaj nuk është përfshirë në vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak. Sipas përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, qëndrimi i kryebashkiakut lidhur me Reformën Territoriale do t’i përcillet Komisionit të Reformës Territoriale në një moment të mëvonshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB