Politikë

"Shumë mirë që njerëzit protestojnë!" Rama nga Brukseli: Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua, por ajo s'është Papa

Protestat, sipas Ramës, nuk u bënë masive vetëm për 'Flamingot', por edhe për një sërë shqetësimesh të tjera.

zh.ll
"Shumë mirë që njerëzit protestojnë!" Rama
foto ilustrim: edi rama-dua lipa

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin për Turizmin që po zhvillohet në Bruksel foli edhe për protestat që po mbahet për mbi 100 ditësh në Tiranë të quajtura "Revolucioni Flamingo".

Kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me deklaratat e këngëtares shqiptare, Dua Lipa, e cila ka shprehur shqetësimin e saj për vendimet e marra për investime në jug të vendit. Lidhur me deklaratat e saj, Rama u shpreh se "Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua".

Protestat, sipas Ramës, nuk u bënë masive vetëm për 'Flamingot', por edhe për një sërë shqetësimesh të tjera. Kreu i qeverisë deklaroi se do të ketë një mekanizëm të ri përmes "Pasqyrë Albania", që do të ofrojë më shumë transparencë për qytetarët. 

“Ajo është krenare për protestën unë jam krenar për të, është e thjeshtë. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose koncervimi. Unë them se të dy mund të bashkëbisedojnë dhe të funksionojnë krah për krah. Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua. Ajo është këngëtare. Jam krenar për vendin tim dhe atë cfarë kemi bërë. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.

10 vjet më pare askush nuk do më ftonte në euroneës kishte edhe më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevardin ku dlain cdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetës së njerëzve që dolën me mua të protestojnë. Fakti që kemi protesta sot është shumë mirë. Ne po bëhemi si të gjithë. Sigurisht që njerëzit protestojnë.

Kur protestat ishin në fillim dhe u bënë masive, nuk u bënë masive se Shqipëria kishte problemin e flamingove. Pash atje njerëz që thuhej se ishin votuesit tanë, dolëm me një reflektim dhe kuptuam se kishte një sërë gjërash, dolëm me pasqyrën tonë inteligjente. Do të kalojmë te kjo pasqyrë dhe pasqyra do fillojë të shfaqë cdo të vërtetë për këtë projekt, pastaj njerëzit do kontrollojnë faktet. Kjo pasqyrë do shërbejë për kërkesat që qytetarët kanë për qeverinë do trajtohen si një DHL, dhe kjo pasqyrë do mbajë llogaridhënës të gjithë ata në qeveri që nuk i përgjigjen njerëzve”, u shpreh Rama.

Reagimi i parë i këngëtares Dua Lipa ishte në podcastin e saj “Service95", ku të ftuar kishte shkrimtaren e njohur shqiptare Lea Ypi. Gjatë podcastit, teksa  komentonin 'Revolucionin Flamingo', diskutuan edhe mbi demokracinë, rolin e qytetarëve, elitat politike dhe rëndësinë e protestës në shoqërinë moderne.

Gjatë bisedës mes tyre, Dua Lipa shprehu shqetësimin e saj për vendimet e marra pa transparencë dhe pa konsultim të gjerë me publikun. Në lëvizjen e fundit, këngëtarja shqiptare ishte e pranishme në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, ku në ambientet e festivalit është vendosur simboli i flamingove, i lidhur me protestat mjedisore që po zhvillohen prej dy muajsh në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB