BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel si pjesë e Samitit për Turizmin. Nga Brukseli, Rama foli për transformimin turistik të Shqipërisë, ku tha se vitin e kaluar vendi priti 12 milionë të huaj, nga rreth 2 milionë viiztorë që numëroheshin kur Shqipëria nisi këtë rrugëtim.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek aeroportet, ku u shpreh se së shpejti do të hapet ai në Vlorë dhe po punohet për një aeroport të tretë në jug, që do të jetë sezonal.
Edi Rama: Kemi njerëz mikpritës, ushqim të shijshëm. Brenda një javë mund të përjetosh shumë gjëra dhe jemi shumë të lumtur që shohim kaq shumë turistë spanjollë që mbërrijnë dhe që duan të kthehen. Objektivi ynë është bota sepse po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim numëronin 2 mln turistë, paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Por vitin e kaluar përfunduam me afro 12 mln të huaj, jo vetëm europianë, jo japonezë, izraelitë, kinezë, vizitorë nga Lindja e Mesme. Ne nuk kemi infrastrukturën më të mirë në Europë. Kemi një aeroport që për të 5-tin vit radhazi është me rritjen më të shpejtë në Evropë. I kemi lënë fqinjët për të 6-tin vit në shifra absolute. Tani do të hapim një aeroport të ri në Vlorë, po punojmë për një aeroport të tretë në jug, që do të jetë sezonal, ndërkohë që një i 4-t është në zonën malore, por s’po funksionon siç donim. Ne do të kemi dhe një aeroport për flamingot.