Politikë

KAS gjobit Pjerin Ndreun, refuzon propozimet e KQZ

Ndërsa, përsa i përket gjobës së propozuar Partinë Demokratike, kërkesa u refuzua nga KAS dhe nuk u mor një vendim përfundimtar për këtë rast.

I.F
KAS gjobit Pjerin Ndreun, refuzon propozimet e KQZ
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka refuzuar kërkesën e Ilirian Celibashit për të gjobitur partitë politike që financuan fushatën e tyre zgjedhore për vitin 2023 me burime personale. Por, KAS pranoi kërkesën e Komisionit Qendror Zgjedhor për të gjobitur me 720 mijë lekë kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreun për shkelje të ligjit zgjedhor mbi financimet, ndërsa Partia Socialiste mori një gjobë prej 100 mijë lekësh.

Ndërsa, përsa i përket gjobës së propozuar Partinë Demokratike, kërkesa u refuzua nga KAS dhe nuk u mor një vendim përfundimtar për këtë rast.

Kreu i KQZ, Celibashi kërkoi ndëshkim për masë disiplinore për 41 kandidatë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit 2023, pasi kishin marrë donacione jashtë rregullave. Për shumicën e kandidatëve që është kërkuara masa disiplinore janë fitues të këtyre zgjedhjeve, por u gjobit vetëm Ndreu.

Vendimet e KAS:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. 3, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksioneve administrative, referuar vendimit nr. 186, të KSHZ, datë 8.10.2024 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Komisionerit dhe vendosi si më poshtë vijon:

I. Vendosjen e sanksionit administrativ me gjobë në vlerën 500 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor për partitë:

1. “Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”;

2. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;

3. “Partia Aleanca Liberale e Djathtë”;

4. “Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;

5. “Partia Aleanca Progresiste LZHK”;

6. “Partia Ardhmërija Shqiptare”;

7. “Partia Bindja Demokratike”;

8. “Partia Fronti i Majtë”;

9. “Partia Fryma e Re Demokratike”;

10. “Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;

11. “Partia Nisma Thurje”;

12. “Partia Agrare Ambjentaliste”;

13. “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”;

14. “Partia Balli Kombëtar”;

15. “Partia Demokracia Sociale”;

16. “Partia Demokratike”;

17. “Partia e Gjelbër”;

18. “Partia Emigracioni Shqiptar”;

19. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;

20. “Partia Kristian Demokrate”;

21. “Partia Republikane Shqiptare”;

22. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”;

23. “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”.

II. Vendosjen e sanksionit administrativ me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor për partitë:

1. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”;

2. “Partia Komuniste e Shqipërisë”;

3. “Partia Uniteti Kombëtar”;

4. “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;

5. “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”;

6. “Partia Konservatore”;

7. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”;

8. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”.

III. KAS vendosi kthimin e kërkesës pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për hetim të mëtejshëm administrativ për kandidatët për kryetar bashkie:

1. Bashkia Belsh, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Arif Tafani;

2. Bashkia Fier, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Armando Subashi;

3. Bashkia Durrës, propozuar nga Partisë Socialiste, zj. Emirjana Sako;

4. Bashkia Kuçovë, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Kreshnik Hajdari;

5. Bashkia Roskovec, propozuar nga Partisë Socialiste, zj. Majlinda Bufi;

6. Bashkia Librazhd, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Mariglen Disha;

7. Bashkia Mat, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Agron Malaj;

8. Bashkia Peqin, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Bukurosh Maci;

9. Bashkia Krujë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Agron Loka;

10. Bashkia Miridtë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Albert Mëlyshi;

11. Bashkia Sarandë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Ardit Cikuli;

12. Bashkia Kamëz, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Arjan Hoxha;

13. Bashkia Divjakë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Aurel Malko;

14. Bashkia Shkodër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Bardh Spahia;

15. Bashkia Klos, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Bedri Hoxha;

16. Bashkia Kurbin, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Behar Haxhiu;

17. Bashkia Tropojë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Besnik Dushaj;

18. Bashkia Bulqizë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Dëfrim Fiku;

19. Bashkia Gjirokastër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Dorjan Lani;

20. Bashkia Përmet, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Edmond Komino;

21. Bashkia Devoll, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Elvis Hajdërlli;

22. Bashkia Kolonjë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Et’Hem Lumani;

23. Bashkia Fier, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Evdar Kodheli;

24. Bashkia Konispol, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Fatmir Shero;

25. Bashkia Kavajë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Fisnik Qosja;

26. Bashkia Gramsh, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Hasim Çekrezi;

27. Bashkia Fushë Arrëz, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Hil Curri;

28. Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Hysni Sharra;

29. Bashkia Durrës, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Igli Cara;

30. Bashkia Dibër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Ismail Uka;

31. Bashkia Kuçovë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Lefter Maliqi;

32. Bashkia Elbasan, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Luçiano Boçi;

33. Bashkia Has, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Miftar Dauti;

34. Bashkia Lezhë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Pashk Gjoni;

35. Bashkia Mallakastër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Resmi Shanaj;

36. Bashkia Librazhd, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Shefki Cota;

37. Bashkia Rrogozhinë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Shkëlqim Hoxha;

38. Bashkia Patos, propozuar nga Partia e Lirisë, zj. Sofije Alushaj;

39. Bashkia Berat, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Zija Ismaili;

40. Bashkia Pogradec, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Zini Tollozhina.

IV. Vendosjen e sanksionit administrativ për kandidatin për kryetar bashkie, Bashkia Lezhë, të Partisë Socialiste, z. Pjerin Ndreu me gjobë në vlerën 720 000 lekë, sipas nenit 173, pika 6 të Kodit Zgjedhor.

V. Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë gjobë në vlerën 100 000 lekë, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor për:

1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”;

3. “Partia Republikane”;

4. “Partia Konservatore”.

VI.  Rrëzimin e kërkesës për marrjen e sanksionit administrativ ndaj:

1. “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

2. “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

3. “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

4. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

5. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

6. “Partia e Komuniste e Shqipërisë”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

7. “Partia Konservatore”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

8. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

9. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

10. “Partia Uniteti Kombëtar”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;

11. “Partia Demokratike”, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën nr. 4, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksioneve administrative, referuar vendimit nr. 187, datë 08.10.2024 “Për shqyrtimin administrativ të denoncimit nr. 2 ID nga Koalicionin Për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024″.

KAS deklaroi rrëzimin e kërkesës për shkak të mos marrjes së votave të domosdoshme për t'u konsideruar e miratuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB