
TIRANË- Shqiptarët do të votojnë, për të zgjedhur forcën politike që do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme më 11 maj të pranverës 2025. Teksa presidenti Bajram Begaj dekretoi sot datën e zgjedhjeve duke vulosur afatin e fundit që lejon ligji, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit e qarqeve të PD-së në Shqipëri.
Fokusi kryesor ishte organizimi dhe lehtësimi i procesit të votimit për shqiptarët jashtë vendit. Berisha u shpreh se vota e shqiptarëve është një dimension themelor i këtij procesi elektoral. Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi procesin e votimit të emigrantëve një mision të veçantë dhe do të shkojë vetë në disporë për të zhvilluar takimet.
Fjala e plotë:
E thirra këtë takim me ju, për të ju përgëzuar për punën që keni nisur dhe zhvilluar në mënyrë që të konkretizohet me sa më shumë sukses, vota e shqiptarëve jashtë vendit, si një dimension themelor i këtij procesi elektoral. Po të kemi parasysh faktin se, votues shqiptarë janë më shumë jashtë se sa brenda, atëherë është një mision i vërtetë, angazhimi ynë për të krijuar çdo lloj lehtësimi dhe mundësie, që këta mbi 1 milionë e gjysëm votues që ndodhen jashtë, qytetarë shqiptarë me të drejtë vote që ndodhen jashtë, të mund të shprehin vullnetin e tyre politik, për kandidatët, kandidatet, forcat politike që ata u besojnë. Në këtë aspekt, roli juaj është shumë më i madh dhe i PD. Ndërkohë dua të ju njoftoj se përfaqësuesit tanë, në të gjitha proceset dhe takimet po bëjnë gjithçka për të garantuar një proces, jo përjashtues siç e do narkoqeveria, por një proces ku shqiptarët kudo që janë, me çdo dokument identiteti si shqiptar, të mund të shprehë vullnetin e tij. Ecuria në rrafshin zyrtar dhe burokratik, nuk është ajo që duhet të ishte, duhej të ishte më e shpejtë, por natyrisht Edi Rama përpiqet, një akt që nuk e ka dashur kurrë, bën gjithçka për ta sabotuar. Ne qëndrojmë të hapur dhe të vendosur për çdo vendim që mundëson votën masive, pa diskrimimin të qytetarëve tanë shqiptarë, kudo që janë. Këta, siç mund ta shifni janë në një kaos të vërtetë. Janë në panik të madh se ora e të vërtetës po afron, dhe ora e të vërtetës është dita e zgjedhjeve. Mirëpo vjedhjet e paimagjinueshme që kanë kryer, lidhjet me mijëra e mijëra fije me organizatat më agresive, kriminale, në Shqipëri, Europë dhe botë, e bën PS-në, që i ka ngelur vetëm emrin Socialiste se nuk ka absolutisht asgjë socialiste, pra këtë grup, ta quajmë të Edi Ramës, e bën një nga organizatat shtetërore më të rrezikshme, më kriminale në planet. Nuk kemi të bëjmë me një organizatë kriminale siç është ajo e Partisë Komuniste të Koresë së Veriut, por kemi të bëjmë me një organizatë mafioze që nuk gjindet në asnjë planet tjetër. Do të shkoj edhe në diasporë në një seri takimesh. Por t’ju them atë që duhet, se duhet një punë shumë intensive këtu brenda, pavarësisht se konstruenca e shqiptarëve jashtë është planeti, por truri dhe gjithçka është në dokumentet e këtushme. Pra, po përpiqemi të bëjmë maksiomumin për identifikimin nëpërmjet familjarëve, listave të votimit, etj, etj, pastaj natyrisht, takimet janë të pazëvendësueshme.
Ndër të tijera Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar grupet e punës që do të jenë në terren në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
-Në qarkun e Beratit pjesë e grupit të punës së PD, nën drejtimin e Eno Bozdos, do të jenë Afërdita Pushi, Ardit bënja, Gentian Mishova, Kasem Mahmutaj, Kozeta Protoduari dhe Zija Ismaili.
-Në Kavajë dhe Rrogozhinë, nën drejtimin e Fisnik Qosjas, do të jenë Shkëlqim Hoxha, Hekuran Xhani dhe Rudin Hylviu.
-Në qarkun e Kukësit, nën drejtimin e Flamur Hoxhës, pjesë e grupit të punës do të jenë Besa Manaj, Isuf Çelaj, Miftar Dauti dhe Nazlie Laci.
-Nën drejtimin e Agron Gjekmarkajt, në qarkun e Lezhës do të jenë 11 pjesëtarë të grupit të punës së PD. Ata janë Albert Melyshi, Albina Deda, Aleksandër Kovaçi, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Maksim Kola, Margilen Doci, Marjana Bunga, Salvador Kaçaj, Ylvina Ndoj dhe Zyrafete Kulli.
-Në qarkun e Elbasanit do të jenë 24 pjesëtarë të grupit të punës së PD, të cilët do të drejtohen nga Tomor Alizoti. Ata do të jenë Alesia Balliu, Arben Elezi, Arbjola Halimi, Ardian Turku, Ardit Shehu, Aurel Bylykbashi, Bedri Qypi, Bjanka Çopja, Blerim Tafani, Daniela Shyti, Dashnor Sula, Doris Madhi, Gani Cani, Hasim Cekrezi, Lefter Gështenja, Megi Balliu, Mirela Kina, Qani Xhafa, Qani Sherja, Sabri Sallaku, Servet Duzha, Shefki Çota, Silvi Bardhi dhe Zheni Gjergji.