Politikë

Gazment Bardhi: Të bllokohet funksionimi normal i parlamentit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi theksoi se maxhoranca po tenton të asgjësojë opozitën e vendit.

D.XH
Gazment Bardhi: Të bllokohet funksionimi normal i parlamentit
Gazmend Bardhi

TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes të deputetëve opozitarë, u shpreh se duhet të bllokohet funksionimi normal i parlamentit. Bardhi theksoi se maxhoranca nuk është në shinat e ligjshmërisë.

Në përfundim të mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, kemi diskutuar me shumë përgjegjshmëri dhe opozitën në situatën të parlamentarizmit në vend. Me urdhër politik janë bllokuar 30 projketligje nga mazhoranca.

Brenda një jave, në historinë e parlamentarizmit, janë rrëzuar 3 komisione hetimore. Kërkuam komision hetimor për TIMS dhe kërkuam komision për koncesionet në shëndetësi. Me urdhër politik të Edi Ramës, iu hoqën anëtarët opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore.

I ka hequr të drejtën shumicën dërrmuese deputetëve të opozitës, bashkëryetarin në Reformën Zgjedhore. Ne na janë hequr të drejtat. Maxhoranca nuk do reformë zgjedhore. Kolegët e opozitës nuk po lejohen që të çojnë përpara Reformën Zgjedhore. Opozita nuk po lejohet nga maxhoranca të bëjë detyrat që ka. Deputeti nuk merr dot informacion, na rrëzohen Komisionet Hetimore”, tha Bardhi.

Gament Bardhi tha se nëse dikush vendos që ta bllokojë opozitën, do të duhet të marrë mbrapsht edhe pasojat.

“Maxhoranca duhet të lejojë, që parlamenti të ndjekë rrugët institucionale. Ne nuk kemi synim që të bllokojmë punët në parlament, por vendimmarrja e Edi Ramës, duke tentuar që të asgjësojë opozitën, po çon deputetët e opozitës në veprime ekstreme.

Nuk e kemi qëllim, por nëse është vendosur që të bllokohet opozita, do të duhet të merren mbrapsht pasojat”, deklaroi Bardhi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB