
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit të PD, të zhvilliuar këtë të martë në Kryesinë e Kuvendit. Kryedemokrati tha se tashmë deputetët do të nisin aksionin opozitar dhe takimet me bazën dhe qytetarët në terren.
Një thirrje e kishte dhe për ata që i janë bashkuar PD-së zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha. Ndërsa u tregua i gatshëm të dalë krah Gazment Bardhit në takimet publike me demokratët.
Sali Berisha: Ju siguroj se diskutime intensive, pozitive po zhvillohen dhe të gjitha këto që thoni ju do të ndodhin.
Pyetje: Dmth pranoni se bashkë me Gazment Bardhin do të dilni në bazë?
Sali Berisha: Kurdo që ta gjykojmë oportune. Gazment Bardhi është kryetari i grupit parlament të PD, i të gjithë deputetëve të PD, përveç një grupi të vogël që kanë mbetur dhe uroj të kuptojnë greminën e turpit në të cilën po i fut Lulzim Pengu, sepse ata nuk janë aty si deputetë për tu keqpërdorur nga Lulzim Pengu dhe Edi Rama, por janë për tu qëndruar besnik idealeve dhe ti bashkohen sa më parë grupit të PD./Zëri.ai