
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Etleva Deda.
Shorti i hedhur ka përcaktuar si gjyqtare zëvendësuese, Flora Hajredinajn. Kjo e fundit ka kërkuar kohë që të njihet me dosjen.
Gjatë kohës që u mbajt gjyqi, Fredi Beleri nuk ishte i pranishëm në sallë. Seanca e radhës për Belerin u shty për në datë 24 tetor, në orën 11:00.
Për shkak se gjyqi u shty, GJKKO nuk është shprehur mbi kërkesën e Belerit, për shpalljen e pavlefshmërisë për aktet hetimore, që do të sillte pushimin e çështjes.
Në seancë mësohet se ka qenë e pranishme ambasadorja greke në Tiranë, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, si dhe të afërm të Belerit.
Fredi Beleri ndodhet në burg që në maj 2023, akuzuar për shit-blerje votash. /Zëri.ai/