
TIRANË - SPAK i ka dërguar letër-porosi Facebook-ut, me qëllim që të mësojë vendndodhjen e ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj.
Kjo, pasi Faceboook disponon të dhënat e çdo përdoruesi të rrjetit social dhe mund të gjurmojë, se në cilin shtet logohet çdo person.
Kjo kërkesë e SPAK vjen, pasi Ahmetaj ka reaguar disa herë në “Facebook”, në rastet kur ka pasur zhvillime për çështjen e tij.
Shqipëria dërgon mesatarisht 60 kërkesa të ngjashme në vit tek Facebook, por jo gjithmonë merr një përgjigje.
Ish zv kryeministri Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar, që nga korriku. Ai u njoh fillimisht me tri akuza, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Ndërsa, disa ditë më parë, SPAK hapi dhe një hetim tjetër për Ahmetajn, duke e akuzuar për shpërdorim detyre, në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës./Zëri.ai/