Politikë

Bllokoi Integrimin e Shqipërisë në 2018, Macron: Procesi ishte hipokrit! BE nuk mund të zgjerohet pafund

"Po jua them shumë sinqerisht, nëse juve ju ndodh një aksident politik në vendin tuaj, vjen një kryeministër dhe thotë që unë nuk dua të vazhdoj reformat, atëherë data nuk ka rëndësi..."

E.K
Bllokoi Integrimin e Shqipërisë në 2018, Macron: Procesi ishte
Emmanuele Macron

TIRANË- Në vitin 2018 Franca votoi kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në, për shkak se sipas Macron procesi ishte kthyer në hipokrit, dhe kishte ngecur në çështje burokratike. Teksa iu përgjigj gazetarëve në Tiranë, Macron tha se Franca kërkon që procesi i zgjerimit të BE-së të jetë politik, edhe pse theksoi se unioni nuk mund të zgjerohet në mënyrë të pafundme. Macron tha se në optikën e tij BE duhet të shtojë mbështetjen ekonomike për të gjitha vendet që synojnë të jenë pjesë e Unionit dhe më pas të ketë një zgjerim në drejtim të secilit shtet.  

Macron dha dhe arsyet e tij se pse është kundër një date të prerë për shtetet që synojnë anëtarësimin në BE, që sipas tij nuk mund të jetë fikse, sa kohë që ajo mund të varet nga aksidente politike në secilin prej shteteve, duke nënkuptuar se mund të zgjidhen qeveri që nuk votojnë pro reformave.

Macron: Është e vërtetë që ne kemi votuar kundër Shqipërisë në 2018, mbledhja ishte shumë burokratike, flitej për kapituj, disve u thamë që horizonti ishte shumë larg, pra nuk po thuhej asgjë, i gjithë procesi ishte hipokrit. Atëherë unë thashë që kjo gjë nuk funksionin, dhe ne duhet të bëjmë një proces politik dhe jo burokratik, hapja e një kapitulli nuk ndyshon asgjë për shqiptarët. Serbia prej vitesh ka hyrë në proces, por po ecën shumë ngadalë.

BE nuk mund të zgjerohet pafund me politikat aktuale që ndjek. Në këtë frymë dua që të bëjmë transformimin, kemi ende shumë për epokën e ribashkimit. Duhet ta bëjmë këtë duke tronditur pak zakonet, vendet që përparojnë duhet të marrin më shumë investime, duhet mbajtur një lidhje e fortë me Europën, data nuk ka kuptim.

Po jua them shumë sinqerisht, nëse juve ju ndodh një aksident politik në vendin tuaj, vjen një kryeministër dhe thotë që unë nuk dua të vazhdoj reformat, atëherë data nuk ka rëndësi. Data e prerë është kundër kësaj fryme, mund të ketë një rrëshqitje që mund të ndodhë, procesi mund të rrezikohet vetëm nga faktorë gjeopolitikë të jashtëm. Ka dy gjëra në funksionimin e Europës, në momentin kur ulemi rreth tavolinës, nuk ka më gjyshër dhe nipër, por ka vetëm njerëz të barabartë.

BE nuk ka hemogjoni, secili respektohet si i barabartë, askush nuk mund të thojë se e di unë se jam vend i madh. Europa është një transformim sovranitetesh që e kemi zgjedhur vetë, ne heqim dorë nga gjëra me vetëdije. Në vendet që kanë jetuar totalitarizmin, mund të përdoret nga nacionalistët për të ushqyer ide joeuropiane. Ne dëgjojmë në Budapest që Europa është si Moska, jo. Ju e keni zgjedhur vetë këtë rrugë, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen që Europa është një rrugë që nuk duhet bërë shumë shpejt.

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB