Politikë

Korsi preferenciale drejt BE-së? Rama: Duam rrugë paralele zhvillimi, nuk synojmë tavolinën e KE-së

Uroj që presidenti të shtyjë këtë koncept dhe që do na mundësojë atë që dje nisi në samit si një rrugë paralele zhvillimi, të zgjerohet. Plani i ri i rritjes është guri i parë, për herë të parë vendet që janë në këto procese do të përfitojnë më shumë financime dhe aksesim në tregjet e BE-së.

B.S
Korsi preferenciale drejt BE-së? Rama: Duam rrugë paralele zhvillimi,
Edi Rama

Gjatë daljeve të tij në këto 2 ditë që nisën dje me samitin e Procesit të Berlinit dhe takimin e sotshëm me presidentin francez Emmanuele Macron, kryeministri Rama e citoi disa herë Shqipërinë si Evropa e Ballkanit në përpjekje për të dhënë sinjale se vendi ynë është gati për në rrugën e saj drejt BE-së. I pyetur nga gazetarët se nëse ky diferencim do na sjellë një korridor më të shpejtë drejt familjes europiane Rama u përgjigj:

Sigurisht që do të duhet pak kohë që mesazhi i qartë i presidentit mbrëmë dhe sot i cili është një risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin e atyre që janë shumë të interesuar për këtë proces por që janë të mësuar ta shohin vetëm në rrugën tradicionale dhe pyetja juaj është faktikisht shprehje e këtij të mësuari prej shumë vitesh me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga burokracia e Brukselit që përfundon me anëtarësimin ndërkohë që e vërteta është që çdo ditë më shumë në një botë që komplikohet del në pah domosdoshmëria e komplementarizimit të kësaj rruge më një rrugë paralale ku vendeve tu jepen më shumë hapësira dhe ku bashkimi me Evropën të bëhet praktik dhe më i lehtshëm nga të dy palët.

Dhe shprehja meqë ne jemi Evropa e Ballkanit të kërkojmë një korsi preferenciale, niset nga një bazë e gabuar. Në nuk duam të jemi kjo Europa e Ballkanit për të pasur korsi preferenciale për të qenë pjesë e BE, por ne duam të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut tek rilindasit tani e deri sot që e kanë dashur Evropën si të tyren kur dhe nuk ekzistonte fare BE. Uroj që presidenti të shtyjë këtë koncept dhe që do na mundësojë atë që dje nisi në samit si një rrugë paralele zhvillimi, të zgjerohet. Plani i ri i rritjes është guri i parë, për herë të parë vendet që janë në këto procese do të përfitojnë më shumë financime dhe aksesim në tregjet e BE-së.

Prandaj do tju lutesha shumë që ta kuptojnë, Shqipërisë nuk i intereson një datë sepse ajo datë do të mbetet një takim i parealizuar, por dhe se ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë apo dikë tjetër por për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë dhe rrugën e gjeneratave të ardhshme dhe ta bëjmë të pakthyeshme rrugën e Ballkanit për të rënë pre e tundimeve të tjera dhe të ndihet mirë në vendin e tij. Por paralelisht bashkimi i Evropës mund të ndodhë dhe duhet të ndodhë, nuk të bën të bashkuar fakti që ke të drejtën e një vote apo jo.

Mua më vjen keq ta them po Këshilli Evropian është një familje ku gjyshërit, prindërit, fëmijët, nipërit janë në një tavolinë dhe kanë të drejta të njëjta për të ndalouar diçka. Ndërkohë që Evropa përballet me fuqira të mëdha të reja dhe të vjetra që kanë një vendimarrje strategjike, vertikale dhe imediate. Me keqardhje dhe me simpati i ofrojmë solidaritetin tonë dhe ndajmë dhimbjen dhe ne nuk kemi nevojë për një vend në tavolinë, por aq sa na takon në një familje të bashkuar, ku ka hierarki dhe të mos i thotë koka stërnipit shqiptar që e mori Skendërbeu Evropën. Zëri.ai

Poll

MOS HUMB