Politikë

"Ervis Martinaj dhe Mihasi, kalofsh mirë!"/ Zbardhen MESAZHET që i shkuan Bardhit në 'Signal', demokrati: Ç'thua? Me vërtetë?!

Në kallëzimin e tij në SPAK, Bardhi shkruan se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, që mbante emrin "Mbreti Zog".

k.m.
"Ervis Martinaj dhe Mihasi, kalofsh mirë!"/ Zbardhen MESAZHET
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen detaje nga mesazhet që i kanë shkuar kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit. Vetë ky i fundit ka bërë një kallëzim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mesazhet i janë dërguar Bardhit në datën 28 shtator (pra 2 ditë më parë), në orën 20:22, në platformën e komunikimit "Signal". Në kallëzimin e tij në SPAK, Bardhi shkruan se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, që mbante emrin "Mbreti Zog".

MESAZHET E SHKËMBYERA:

"Ervis Martinaj dhe Mihasi, kalofsh mirë!"/ Zbardhen MESAZHET

Mbreti Zog: I dërgon dokumentat me mesazhe që pretendohet se janë zbardhje e mesazheve në aplikacionin "SkyECC" dhe i shkruan; Ervis Martini, Erigers Mihasi. Të jesh mirë!

Bardhi: Ça thua? Me vërtetë eeeeee *e shoqëron me mesazhe me të qeshura

"Janë dërguar disa mesazhe elektronike, dokumente qartazi të falsifikuara, emrat e dy shtetasve të përmendur në media si të përfshirë në krimin e organizuar, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme dhe një tjetër i mbetur i vrarë në një atentat në Tiranë, shoqëruar me "urimin" "të jesh mirë". Këtyre mesazheve i është vendosur nga dërguesi një kohëzgjatje fshirje prej 1 jave, me qëllim humbjen e mëpasme të tyre,"-shkruan Bardhi në shkresën që ka depozituar në SPAK. Ndër të tjera shkruan se mesazhet i janë dërguar për ta intimiduar në ushtrimin e detyrës deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht edhe si kryetar të grupit parlamentar të PD-së. Madje shton se mesazhet, për të cilat pretendon se kanë përmbajtje të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Bardhi publikoi disa biseda të bëra në aplikacionin "SkyECC", në të cilat pretendohej se kreu i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, ishte vendosur për të ndihmuar në aktivitetin kriminal të Pëllumb Gjokës.

"Unë kam denoncuar pranë jush zyrtarë të lartë publik, familjarë të tyre, eksponentë të krimit të organizuar, apo lidhjet ndërmjet tyre. Kjo ngre dyshimin e arsyeshëm që pas tentativës për intimidimin tim apo dërgimit të këtyrë mesazheve, janë subjekte që hetohen nga Prokuroria që ju drejtoni (eksponentë të krimit të organizuar apo zyrtarë të lartë publikë). Nga ana tjetër, përmes falsifikimit të një dokumenti që supozohet të jetë nën administrimin tuaj apo i atribuohet institucionit tuaj, qartazi synohet edhe diskretitimi i Prokurorisë që ju drejtoni, duke qëne se dokumente të kësaj natyre mund të gjenden vetëm në dosjet në hetimin nga ana junj. Në këtë kuptim, verifikimi/hetimi i këtij rasti, është jo vetëm në interesin tim për të zbuluar autorët dhe motivet e tyre, por edhe për të ruajtur reputacionin dhe kredibilitetin e institucionit tuaj. Përsa më lart, kërkoj bashkëpunimin tuaj për të hetuar dhe verifikuar në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autoritëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre,"-shkruan Bardhi ndër të tjera. 

Por teksa ka publikuar bisedën që ka bërë me personin anonim, Bardhi ka zgjedhur që të mos i publikojë dokumentat që i ka dërguar personi në fjalë. Gjithashtu, për ngjarjen, ka vendosur në dijeni përveç SPAK, edhe ambasadën amerikane në Shqipëri, delegacionin e Bashkimit Europian dhe Ambasadën britanike. Ndërkohë që pritet që më shumë detaje të zbulojë në daljet e ardhshme publike, pasi sot opozita pritet që të shkojë në Kuvend./ZËRI

Poll

MOS HUMB