Politikë

Shqipëria marrëveshje me Italinë për refugjatët! Meloni: Qendra, Shëngjini! PD kërkon interpelancë me Ramën

Në kuadër të marrëveshjes, Meloni tha se do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët në portin e Shëngjinit.

Redaksia Zëri
Shqipëria marrëveshje me Italinë për refugjatët!
Edi Rama dhe Georgia Meloni

ROMË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë për një vizitë zyrtare. Kreu i Qeverisë shqiptare u prit nga homologia italiane Georgia Meloni në pallatin Chigi ku edhe u nwnshkrua njw marrwveshje bashkëpunimi me Italinë për frenimin e valës së emigrantëve në shtetin fqinj. Lajmi u bë me dije gjatë një konference për shtyp, fill pas takimit "kokë më kokë" mes kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama. Meloni tha se fenomeni i emigrantëve nuk mund të jetë problem vetëm për një vend por duhet trajtuar në bashkëpunim. 

Detaje të tjera të marrëveshjes i dha sërish Meloni, e cila tha se Shqipëria do të japë për përdorim disa zona të territorit dhe Italia do të operojë, me financat e saj. Në bazë të projektit, Meloni deklaroi se në Shëngjin do të ngrihet një qendër për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet për akomodimin e tyre, deri sa të shqytrohen kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian. 

‘‘Kemi marrëdhënie shumë të shkëlqyera, të larta, të forta midis komuniteteve tona dhe që finalizon edhe në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe kemi pjesëtarë, anëtarë të shoqërisë tonë që janë të pranishëm në Itali dhe ky bashkëpunim bëhet akoma më i frytshëm në bashkëpunimin që kemi.  Dhe një muaj më parë në një takim që kemi bërë, kemi pasur edhe iniciativa në lidhje ndërmarrjen e hapave të përbashkëta, sa i përket migrimit. Sepse sidomos fenomeni nuk përballohet vetëm dhe kemi qenë në këtë ekuacion midis trajtimit brenda BE dhe jashtë BE. Dhe gjeja më e mirë për t’u bërë ka qenë pikërisht ky forcim i bashkëpunimit dhe kemi punuar së bashku për të përforcuar këtë marrëveshje dhe këtë bashkëpunim, i cili fikson tre objektiva: luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe jo vetëm pritjes të refugjatëve për ata që kanë rekuizitën dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona të vendit të Shqipërisë dhe Italia mund të operojë sipas dhe pjesës ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi. Dhe refugjatët, ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen midis atyre që kanë të drejtë dhe jo. Si për numër popullsie refugjatesh kemi një kapiencë 3000 persona sipas një regjimi të caktuar. Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks në vit mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe që mund të alternohet si më pak ose më shumë dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatëzanë dhe grupet e tjera vulnerabël. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italiane. Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit, do të realizohet një qendër e pritjes dhe të screening dhe do të ketë një strukturë tjetër që janë në vazhdimësi të kësaj strukturës së parë  të parë të screening. Pastaj pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e observimit dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit tonë. Pastaj marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi, kemi qellim që të jetë operative në pranverën e ardhshme,"- tha kryeministrja Italiane.

Në fjalën e tij, Rama tha se kjo marrëveshje është mbështetje për Italinë, e cila shumë vite më parë mikpriti shqiptarët që u larguan për një jetë të re.

Ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër apo shtet të BE-së, me gjithë respektin, por ka një lidhje mes Shqipërisë e Italinë dhe Shqiptarët e italianët. Nuk besoj që do të jemi në gjëndje që në vitet që do të vijnë të paguajmë borxhin që kemi drejt Italisë popullit dhe institucioneve të Italisë për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje. Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë që është e vështirë për Italinë. E vërteta është që nga gjeografia është kthyer në mallkim. Shqipëria ka një histori të mikriptjes. Është një vend ku mijëra italianë, kanë gjetur mbrojtje nga shqiptarët,"- tha Rama.

Megjithatë marrëveshja nuk është pritur mirë në Tiranë, pasi menjëherë opozita ka kërkuar një interpelancë urgjente në Kuvend me kryeministrin Edi Rama. Partia Demokratike, në reagimin zyrtar, kërkon të dijë detajet e marrëveshjes së bërë me Italinë.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë nga kryediplomati Igli Hasani, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ai i Mbrojtjes Niko Peleshi. Aktualisht në Shëngjin janë ende emigrantët afganë. Rreth 2,400 afganë erdhën në muajin gusht të vitit 2022, ndërsa 1,500 të tjerë janë akomoduar në Durrës. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, së bashku me Kanadanë u ofruan të strehojnë bashkëpunëtorët afganë të amerikanëve, strehim për një kohë të pacaktuar. Akomodimi i afganëve në Shqipëri mundësohet nga rreth 12 organizata amerikane për të cilat disa prej afganëve kanë punuar dhe në Afganistan si National Endowment for Democracy, fondacioni Yalda Hakim, NED, Vital Voices etj… Por ka kaluar më shumë se një vit dhe ende, shumica janë ende në pritje të daljes së vizave. Destinacioni i tyre final është SHBA ose Kanada./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB