Politikë

Mediat: Meloni & Rama diskutuan pë marrëveshjen në Vlorë! Opozita italiane KUNDËR

Sipas tyre pikat e kësaj marrëveshje janë diskutuara gjatë atij qëndrimi të Melonit në jug të Shqipërisë. Marrëveshja finale u nënshkrua në Romë ditën e sotme, gjatë vizitës zyrtare të kreut të Qeverisë shqiptare në Itali, ku u prit nga Meloni.

E.K
Mediat: Meloni & Rama diskutuan pë marrëveshjen në
Edi Rama dhe Georgia Meloni

TIRANË- Marrëveshja e nënshkruar këtë të hënë mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm që synojnë Bashkimin Europian e ka zanafillën qysh gushtin e kaluar, kur kryeministrja italiane Georgia Meloni vizitoi privatisht vendin tonë. Këtë e kanë bërë me dije mediat italiane të cilat shkruajnë se shefja e Qeverisë italiane gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri në pushimet verore ka diskutuar këtë marrëvesdhje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. 

Sipas tyre pikat e kësaj marrëveshje janë diskutuara gjatë atij qëndrimi të Melonit në jug të Shqipërisë. Marrëveshja finale u nënshkrua në Romë ditën e sotme, gjatë vizitës zyrtare të kreut të Qeverisë shqiptare në Itali, ku u prit nga Meloni.

Ndërkohë opozita italiane kritikuar marrëveshjen, pasi sipas tyre është e paqartë.

"Ata po krijojnë një lloj Guantanamo italiane, jashtë çdo standardi ndërkombëtar, jashtë BE-së pa mundësinë e monitorimit të statusit të paraburgimit të njerëzve të mbyllur në këto qendra," tha Riccardo Magi, presidenti i partisë së majtë

“Italia nuk mund të transportojë njerëz të shpëtuar në det në një vend jashtë BE-së sikur të ishin pako apo mallra”, shtoi ai.

Në bazë të marrëveshjes vendi ynë do të mirëpresë 3 mijë emigrantë në kampin që pritet të ndërtohet në Gjadër të Lezhës, ndërsda pika e pritjes do të jetë porti i Shëngjinit. 

Shkrimi i "Corriere della Sera"

Marrëveshja mes kryeministrave Meloni dhe Rama, e përcaktuar si "historike" dhe "e para ndonjëherë", parashikon zbatimin e juridiksionit italian në territorin shqiptar dhe përjashton emigrantët që vijnë në bregdet dhe në rrugë tokësore.

Juridiksioni italian në dy qendra të krijuara në Shqipëri për emigrantët e shpëtuar në det. Pothuajse një lloj protektorati trengjyrësh, qëllimi i të cilit është frenimi i trafikimit të qenieve njerëzore.

Është një nga pikat e shpallura nga kryeministrja Giorgia Meloni së bashku me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me memorandumin e mirëkuptimit mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore.

Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por ekskluzivisht për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël. Strukturat e krijuara, shpjegohet, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë, për një parashikim prej 39 mijë personash të mirëpritur në një vit, “për të përfunduar me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e mundshëm”.

Marrëveshja synon të pengojë largimet dhe të krijojë parandalim kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Protokolli u mbyll gushtin e kaluar (gjatë takimit që dy liderët zhvilluan) dhe do të jetë funksional në pranverën e vitit 2024.

“Është marrëveshja e parë e këtij lloji, një marrëveshje historike jo vetëm për Italinë. por për të gjithë Bashkimin Evropian”, u tha në Palazzo Chigi.

Ku do të ngrihen strukturat?

“Në portin e Shëngjinit (porti detar që ndodhet në veri të Shqipërisë) do të merremi me procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa në një tjetër zonë më të brendshme do të krijohet një strukturë tjetër e bazuar në modelin e Qendrave të Mbajtjes së Riatdhesimit (Cpr)”, shpjegoi Meloni, duke shtuar se forcat e policisë shqiptare do të bashkëpunojnë për të garantuar “sigurinë dhe mbikëqyrjen e jashtme të strukturave”.

“Nëse Italia ka nevojë Shqipëria është aty”, tha Rama gjatë konferencës për shtyp me Melonin.

“Nuk na takon ne të gjykojmë meritat politike të vendimeve të marra në këtë vend dhe institucioneve të tjera, na takon ne të përgjigjemi kur është fjala për të dhënë një dorë. Këtë herë do të thotë të ndihmosh në menaxhimin e një situate të vështirë për Italinë”, tha Rama.

 “Gjeografia”, shtoi ai, “është bërë mallkim për Italinë, kur hyn në Itali hyn në BE. Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit por është një shtet europian, neve na mungon U-ja përpara por kjo nuk na pengon të jemi dhe ta shohim botën si europianë”.

“Shqipëria jo vetëm që konfirmon veten si një mike e Italisë, por edhe si një komb mik i BE-së”, u përgjigj Meloni, “ndonëse Shqipëria nuk është ende formalisht pjesë e BE-së, ajo sillet sikur të ishte tashmë. Kjo është një nga arsyet pse jam krenare për faktin se Italia ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit më të mëdhenj të hyrjes së Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”.

“Nuk më pëlqen ta përkufizoj si zgjerim, por si ribashkim, nuk mendoj se BE-ja është një klub dhe besoj se Ballkani dhe Shqipëria janë për çdo qëllim dhe qëllime vende europiane”.

Sipas asaj që shpjegohet nga burimet e Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë.

“Italia, vazhdojnë të njëjtat burime, ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe investon shumë në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor”.

Ndërtimi i zonave në portin e Shëngjinit dhe Gjaderit do të jetë përgjegjësi e Italisë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB