Politikë

E paditur në SPAK për shpifje, Vokshi: Kemi përgatitur kallëzime të reja për Vilma Nushin

Vokshi ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, duke paralajmëruar se nga ana e Partisë Demokratike janë përgatitur të tjera kallëzime penale.

k.m.
E paditur në SPAK për shpifje, Vokshi: Kemi përgatitur
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për përballjen me biznesmenen Vilma Nushi. Vokshi ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, duke paralajmëruar se nga ana e Partisë Demokratike janë përgatitur të tjera kallëzime penale; si për biznesmenen Vilma Nushi dhe për zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Mes tyre përmend Ogerta Manastirliun, kryeministrin Edi Rama, si dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn.

"U la seanca e radhës për në datë 24, në orën 9. Sot që flasim, a e dini ju që afati, periudha e koncesionit te check up ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi vazhdon e paguhet për një koncesion që nuk ka amendim kontrate. Kemi përgatitur kallëzim tjetër dhe për Vilmën dhe Ogerta Manastirliun, Edi Ramën dhe Ilir Beqajn e këdo që ka shkelur ligjin. Në 11 maj kjo merr fund, marrin fund këto koncesione abuzive dhe korruptive. Çdo para e shpërdoruar nga këta njerëz do të duhet dhe do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë,"-tha në fjalën e saj Albana Vokshi.

Vokshi, e cila ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”.

 

Poll

MOS HUMB