Politikë

Hetimi i krimit zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Në këtë zyrë, të dy institucionet e drejtësisë do të bashkëpunojnë për hetimin e krimit zgjedhor gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

k.m.
Hetimi i krimit zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe
Zyra në KQZ

TIRANË- Pranë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hapur zyra e posaçme ku do të vendosen punonjës të SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë zyrë, të dy institucionet e drejtësisë do të bashkëpunojnë për hetimin e krimit zgjedhor gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Hetimi i krimit zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe
Zyra në KQZ

Kjo zyrë e hapur në ambientet e Komisionit Qendoror të Zgjedhjeve në kuadër të marrëveshjes së firmosur me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin institucional për hetimin e krimeve zgjedhore dhe garantimin e integritetit të procesit zgjedhor të 11 majit.

Protokolli parashikon masa të përbashkëta për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet, si dhe krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm për shkëmbimin e shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve të përfshira. Ky bashkëpunim i strukturuar synon jo vetëm parandalimin e krimeve zgjedhore, por edhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon procesin zgjedhor, duke forcuar kështu drejtësinë zgjedhore dhe duke garantuar që çdo veprim kundër votës së lirë të marrë përgjigjen e duhur ligjore./ZËRI

Poll

MOS HUMB