Politikë

Dosja 'Partizani' ndan Berishën e Metën, kreu i PD: S'kam folur me të!

Kjo me sa duket konfirmon lajmin që "Zëri.ai" publikoi një ditë më parë për një "ftohje" mes tij dhe Ilir Metës për dosjen "Partizani".

E.K
Dosja 'Partizani' ndan Berishën e Metën, kreu i PD:
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar këtë enjte se nuk ka komunikuar së fundmi me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. I pyetur nga Blendi Fevziu në "Opinion" se a ka folur me ish-Presidentin për dosjen “Partizani”, kreu i PD deklaroi se s'ka folur dhe se nuk e di se ku ndodhet. 

Kjo me sa duket konfirmon lajmin që "Zëri.ai" publikoi një ditë më parë për një "ftohje" mes tij dhe Ilir Metës për dosjen "Partizani".

Pasi Partia e Lirisë ka rënë në një heshtje "zie" sa i përket arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit dhe vënien nën hetim të vetë këtij të fundit, ndërkohë që nga ana tjetër PD po "zien" në studio televizive. 

Pyetje: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?

Sali BerishaS’më ka rënë puna këto ditë me fol.

Pyetje: A e dini ku është Ilir Meta se sot ka gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që z.Meta nuk gjendet në Shqipëri?

Sali BerishaTë them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton.

Robert Rakipllari: A keni folur nga e shtuna e këtej?

Sali BerishaJo, nga e shtuna e këtej nuk kam folur, nuk kam telefonuar.

Por së fundmi në media kanë qarkulluar lajme (ende të pakonfirmuara) se Ilir Meta mund të jetë larguar nga vendi për shkak të frikës së përballjes me drejtësinë në lidhje me dosjen "CEZ-DIA''. Vetë Meta nuk ka reaguar në lidhje me këto aludime. "Zhdukja" e tij e fundit publike ka rritur alidimet dhe shtuar zërat në koridoret e politikës…por asgjë konkrete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB