Politikë

Gjykata gjobit Sali Berishën

Kjo e fundit e akuzon kryedemokratin se ka dërguar kërkesë të padrejtë në Gjykatë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij. 

E.K
Gjykata gjobit Sali Berishën
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është gjobitur këtë të enjte me 5 mijë lekë nga gjyqtarja e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Flora Hajredinaj. Kjo e fundit e akuzon kryedemokratin se ka dërguar kërkesë të padrejtë në Gjykatë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij. 

Kërkesa u kërkua fillimisht verbalisht dy ditë më parë nga avokatët e Berishës  Genc Hjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Ndërsa këtë të enjta ata dërgua shlresë zyrtare. 

Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme ka dështuar tre herë. Ndërsa janë ndryshuar 6 avokatë për 3 ditë. Lideri demokrat ka refuzuar të marrë pjesë në seancë duke e cilësuar si anti-Kushtetues masën e dhënë ndaj tij "Detyrim paraqitje"". 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB