Politikë

Berisha i 'prerë': Nuk paraqitem në SPAK, absolutisht jo

Sipas Berishës kjo vjen pasi gjyqtarja dhe prokurorët e çështjes kanë shkelur Kushtetutën.

E.K
Berisha i 'prerë': Nuk paraqitem në SPAK, absolutisht jo
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të paraqitet të hënën para Oficerit të Policisë Gjyqësore, ashtu siç vendosi këtë të ejte Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila konfirmoi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për ish-kryeministrin. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion pasiv". 

Deklaratën e bëri gjatë intervistës së tij në emisionin "Opinion". Sipas Berishës kjo vjen pasi gjyqtarja dhe prokurorët e çështjes kanë shkelur Kushtetutën.

Sali Berisha:Jam i gatshëm të paraqitem para çdo institucioni akuze në çdo kohë pa hezitim, pavarësisht se çfarë konsiderate ke për personin që do të marrë në pyetje, nuk duhet të refuzohet. Çfarë ndodh, një gjykatëse merr për sipër të shkruaj në tryezën e saj Kushtetutën. Akti miq i rënë që mund të bëjë një prokuror apo gjykatës. Ka shkelur të drejtën e konventës së njeriut, për lirinë e lëvizjes. Kushtetuta, unë jam autor për heqjen e mbojtjes së deputetëve, e rrëzoi Edi Rama me argumentin se na arreston Sali Berisha. I them sot Edi Ramës sot, bëhu burrë dhe hajde ta votojmë. Kjo është një formë arrestimi me detyrim paraqitje.

Pyetje: Nuk do të paraqiteni?

Sali BerishaUnë nuk do të paraqitem, absolutisht jo./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB