Politikë

'Është akoma shqiptarja aty?"/ Gafa e presidentit të Senatit italian, akuzohet për racizëm

Mënyra sesi iu referua deputetes së Partisë Demokratike, ngjalli shumë debat në rrjet, pasi shumë e akuzojnë eksponentin e "Frateli D'Italia" për racizëm.

k.m.
'Është akoma shqiptarja aty?"/ Gafa e presidentit të
Delegacioni shqiptar dhe Ignazio La Russa

ITALI- Presidenti i Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa është "kryqëzuar" në rrjet për komentin e tij ndaj delegacionit shqiptar në sallë. Në fund të fjalës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni, pa e ditur që kishte ende mikrofonin ndezur, ai tha: A është shqiptarja akoma aty?

Pas komunikimit me asistentin e tij, La Russa tha: Shfrytëzoj rastin e përshëndetjes së Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila po na viziton.

VIDEOJA NGA MOMENTI: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

Mirëpo mënyra sesi iu referua deputetes së Partisë Demokratike, ngjalli shumë debat në rrjet, pasi shumë e akuzojnë eksponentin e "Frateli D'Italia" për racizëm. Megjithatë komenti duket se nuk është dëgjuar nga delegacioni shqiptar, që deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me komentin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB