Politikë

Çdo të hënë para OPGJ-së, GJKKO merr vendim për Berishën

Në seancën e sotme, trupa gjykuese ka lënë në fuqi masën shtrënguese “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, si dhe ndalimin e daljes së tij nga territori i Shqipërisë.

k.m.
Çdo të hënë para OPGJ-së, GJKKO merr vendim për
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëron ish-kryeministrin Sali Berisha që çdo të hënë, në orën 10.00, të paraqitet para oficerit të Policisë Gjyqësore, Adelajda Metaj. Në seancën e sotme, trupa gjykuese ka lënë në fuqi masën shtrënguese “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, si dhe ndalimin e daljes së tij nga territori i Shqipërisë. Megjithatë duhet të pritet e hëna për të zbuluar nëse ish-kryeministri do të zbatojë apo jo vendimin e GJKKO, në të kundërt duhet që të shoqërohet për të përmbushur detyrimin e tij ligjor. 

Njoftimi i GJKKO:

Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

-Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

-Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB