Politikë

Dorëheqja e Ardi Veliut, hapet gara për drejtuesin e AMP

Pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga detyra e drejtorit të AMP-së, Ministria e Brendshme shpall garën për drejtuesin e këtij institucioni. Gara do jetë e hapur deri më 3 nëntor.

D.XH
Dorëheqja e Ardi Veliut, hapet gara për drejtuesin e AMP
Ardi Veliu

TIRANË- Pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga posti i drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, është hapur gara për drejtues të këtij institucioni.

Ministria e Brendshme ka publikuar njoftimin, ku shprehet se gara do të jetë e hapur deri më 3 nëntor. Në njoftim, ministria përcakton edhe kriteret, që duhet të plotësojë drejtuesi i AMP-së.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

Kritere të përgjithshme:

të ketë shtetësinë shqiptare;

të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;

të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;

të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;

t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

Kërkesën për aplikim;

Jetëshkrimin;

Fotokopje të diplomës;

Fotokopje të librezës së punës dhe/ose dokumentacionit që vërteton eksperiencën në punë;

Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

Çdo dokumentacion tjetër të mundshëm që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo vlerësimet për eksperiencat e punës të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit : [email protected] Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.

Ardi Veliu dha dorëheqjen disa ditë më parë si kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB