Politikë

SPAK kërkon Sali Berishën, Rama s'ka "fjalë": Ik tani...!

Edi Rama, teksa inspektonte disa punime në qytetin e Vlorës është pyetur edhe për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” për të cilin është akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha.

k.m.
SPAK kërkon Sali Berishën, Rama s'ka "fjalë": Ik
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama i është shmangur pyetjes për paraardhësin e tij në detyrë, Sali Berisha, i cili është nën akuzë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Rama, teksa inspektonte disa punime në qytetin e Vlorës është pyetur edhe për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” për të cilin është akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha për "korrupsion pasiv", por kryeministri ka zgjedhur që të mos japë asnjë koment për gazetarët. 

“Ik tani. Mirupafshim!,”- iu drejtua Rama-gazetares, ndërsa hipi në automjetin që e shoqëronte dhe u largua.

Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtu edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi.

Por si Berisha, edhe Malltezi, të dy në mbrojtjen e tyre janë shprehur se procedurat kanë nisur që në kohën e qeverisë së drejtuar nga Fatos Nano, ndërsa disa leje ndërtimi janë dhënë me firmë të Edi Ramës, që në atë kohë mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Megjithatë pavarësisht se është përmendur edhe për ndikim tek SPAK, sërish Rama ka zgjedhur heshtjen!/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB