
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar këtë të enjte tre kërkesat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksioneve administrative. KAS vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Kryekomisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe gjobiti me 100 mijë lekë kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Ndërsa rrëzoi kërkesën për vendosje sanksioni për Drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Fran Murrizi”, Pjetërshan, Malësi e Madhe.
Në këtë seancë u shqyrtua edhe kërkesa për vendosje sanksioni administrativ gjobë në masën 3000 lekë ndaj kryetarit të bashkisë Maliq, por u rrëzua.
Në fund KAS rrëzoi kërkesën e Komisionerit për vendosje sanksioni administrativ gjobë në masën 3 mijë lekë ndaj personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Kamëz./Zëri.ai