Politikë

"Do t’ju shterojë ujin"/ Vuçiç kërcënoi me devijimin e rrjedhës së lumit Ibër, Berisha: Sinjal alarmi për Kosovën

Berisha thekson se Partia Demokratike dëon me forcë një këcënim të tillë, sipas kryedemokratit, të drejtuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve.

zh.ll
"Do t’ju shterojë ujin"/ Vuçiç
berisha-vucic

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se do të ndryshojë rrjedhën e Lumit Ibër, duke shteruar ujin ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha i ka cilësuar deklaratat e Vuçiç si një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.

Berisha thekson se Partia Demokratike e dënon me forcë një kërcënim të tillë, i cili, sipas tij, vjen si pasojë e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Postimi i plotë i Berishës:

Do t’ju shterojë uijn!
Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj.
Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

Poll

MOS HUMB