Politikë

Krichbaum kundër Berishës, deputetët e PD për Zëri.ai: Kush është ky?

Për të marrë përgjigjen e këtyre pyetjeve Zëri.ai ishte në Kuvendin e Shqipërisë për të pyetur deputetët e Partisë Demokratike.

E.K
Krichbaum kundër Berishës, deputetët e PD për Zëri.ai:
Foto ilustruese

TIRANË- Deklarata e deputetit gjerman Gunther Krichbaum kundrejt Sali Berishës për shpalljen e tij “non grata” dhe marrjen nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ishte një goditje e fortë për PD-në dhe lidershipin e saj.

Por çfarë mendojnë deputetët demokratë? A ndikon kjo tek qëndrimet e tyre kundrejt Sali Berishës? Dhe a kanë peshë deklaratat e Krichbaum për ta?

Për të marrë përgjigjen e këtyre pyetjeve Zëri.ai ishte në Kuvendin e Shqipërisë për të pyetur deputetët e Partisë Demokratike.

Disa nuk kishin dëgjuar për të, të tjerë deklaruan se nuk e kishin ndjekur ndërsa Gazment Bardhi, tashmë i njohur si kryetar grupi dhe nga Sali Berisha nuk kishte asnjë koment.

Përgjigjet e tyre për Zëri.ai:

Gazment Bardhi: Nuk kam asnjë koment.

Oerd Bylykbashi: Mendimin tim e kam dhënë publikisht.

Lefter Gështenja: Nuk e kam ndjekur.

Bledjon Nallbati: Kush është ky? Ka ngatërruar vendin.

Por çfarë deklaroi Gunther Krichbaum në Tiranë?

Gjatë vizitës së tij në Tiranë Gunther Krichbaum, Zëdhënësi për Çështjet Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane duke iu referuar masës së sigurisë që është vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha tha se SPAK është duke bërë punën e tij dhe se deputetët nuk duhet t’iu fshihen hetimet duke shfrytëzua imunitetin që i jep mandati i deputetit.

Gunther Krichbaum: SPAK po bën punën e tij, deklaratat për politizimin e SPAK janë absurde. Duhet ta mbrojmë dhe jo ta sulmojmë prokurorinë e posaçme. Imuniteti nuk mbron deputetin por punën e parlamentit. Që do të thotë, në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetët gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imuniteti. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër”, deklaroi deputeti gjerman. Nga ana tjetër ai tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë me reformat që ka nisur në mënyrë që të përparojë procesi i nisur i integrimit. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfërit e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja.

Ai vijoi më tej duke deklaruar se nuk mund të takohej me dikë të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur ndaj tij rëndojnë akuza të rënda. Referuar kësaj ai shmangu Sali Berishën dhe u takua me Lulzim Bashën, në cilësinë e kreut të PD./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB