
TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se po ndahet zyrtarisht me Monika Kryemadhin. Meta deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besar Ilir Metën. Por arsyeja e ndarjes ishte një deklaratë e bërë nga Monika Kryemadhi, për SPAK. Teksa Meta i ka shpallur 'luftë' SPAK-ut dhe prokurorit Altin Dumani, bashkëshorjta e tij nuk ndan të njëjtin mendim me të. Vetë ajo në paraqitjen e fundit në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme më 12 qershor, u shpreh se në këtë pikë 'ndahet' nga Meta.
Por çfarë deklaroi Kryemadhi në lidhje me SPAK?
"Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi,. Nëse do sfidoja nuk do isha nga deputete e pakta që ka dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin apo ndërtimit pa leje të inerteve në lidhje me inceneratorin. Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Lufta ime është betejë politike, as me prokurorët. Ata do bëjnë punë e tyre, unë jam një e paditur nga Veliaj. Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK? Ndahemi,"-deklaroi asakohe Kryemadhi.
/ZËRI