Politikë

KQZ 'dritë jeshile' nismës për Votën e Diasporës, 'topi' në 'fushën' e Parlamentit

Lajmi është bërë me dije nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

E.K
KQZ 'dritë jeshile' nismës për Votën e
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar këtë të enjte 21 mijë nënshkrimet e qytetarëve lidhur me Votën e Diasporës dhe Hapjen e Listave Zgjedhore. Lajmi është bërë me dije nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, anëtarët e Lëvizjes “Shqiëria Bëhet” shkruajnë se tanimë pas vendimit të KQZ-zë, i takon Parlamentit që të marrë në shqyrtim këtë projektligj dhe miratojë vullnetin shqiptarëve të cilët janë shprehur pro kësaj nisme.

Postimi:

Pas muajsh përpjekjesh, sot shënuam një fitore të veçantë! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për regjistrimin e nismës ligjvënëse dhe pranimin e 21 mijë nënshkrimeve qytetare, për 'Votën e Diasporës' & 'Hapjen e Listave Zgjedhore'. Tanimë, i takon parlamentit shqiptar te tejkalojë mungesën e vullnetit politik, e të miratojë vullnetin e 21.000 qytetarëve/zgjedhësve shqiptarë që janë shprehur pro kësaj nisme,/ZËRI

Poll

MOS HUMB