
TIRANË- Youtuberi i famshëm amerikan, IShowSpeed ka vizituar sot Tiranën, prej ku ka transmetuar drejtpërdrejt edhe eksperiencën e tij. Speed është pritur edhe nga kryeministri Edi Rama, teksa ka transmetuar “live” të gjithë vizitën e tij në Kryeministri. Në pamjet e publikuara nga vetë Speed, emri i të cilit është Darren Jason Watkins, shihet teksa i referohet kryeministrit me 'vëlla".
"Çkemi vëlla. Më jep një përqafim. Jam shqiptar,"-shprehet Speed.
Gjatë takimit të tyre Rama i ka firmosur atij një libër me pikturat e realizuara prej tij.
Youtuberi gjithashtu i kërkoi Edi Ramës që të pikturonte në zyrën e tij yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo./ZËRI