Politikë

Akuzat/ Veliaj: Bashkia nuk ndërton inceneratorë! Jemi klientë të një kontrate të bërë nga Qeveria

Veliaj tha se bashkia nuk është institucini që ndërton inceneratorë, ndërsa shtoi se Landfilli i Sharrës nuk është pronë e bashkisë.

E.K
Akuzat/ Veliaj: Bashkia nuk ndërton inceneratorë! Jemi klientë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur këtë të enjte në lidhje me aferën e Inceneratorit të Tiranës, ku nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) u arrestuar dhe një drejtor i Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha. Veliaj tha se bashkia nuk është institucini që ndërton inceneratorë, ndërsa shtoi se Landfilli i Sharrës nuk është pronë e bashkisë.  Ndër të tjera në “Real Story”, Veliaj shtoi se të pesta bashkitë janë klientë të një kontrate të bërë nga qeveria.

Erion Veliaj: Kjo është e vërtetë. Të pesta bashkitë janë klientë të një kontrate të bërë nga qeveria. Kontrata ka qenë për 30 vite, në 2023 duhet të fillonte ndërtimi i inceneratorit por me këto që ndodhën, u ndërprenë punimet. U mor në administrim nga shteti. Administratori shtetëror duhet të jetë gardiani i kontratës, duhet të vazhdojë me ndërtimin e inceneratorit edhe kur të jepet ky verdikt. Nuk është zgjidhje të mos bëjmë asnjë punë, të bëjmë punë, por me sa me pak probleme. Bashkia nuk është supervizori, është klienti. Sot administrator i kompanisë është nje ent shtetëror. Nuk e ndërton bashkia inceneratorin. Është pronë e shtetit. Nuk ka kaluar prona, ka qenë në administrim të Bashkisë. Zonja Jorida Tabaku në vitin 2012, në cilësinë e nënkryetares së Bashkisë i thotë drejtorit Shemsi Agës, në kuadër të përfundimit të projektit të zotit Olldashi-Basha, i thotë, në vijim të kësaj shkrese merrni masa dhe dorëzimin e objektit nga ana juaj, për Sharrën. Nuk e jep me Këshill Bashkiak, as kryesie partie, ia jep me shkresë. Nuk është pronë e Bashkisë.

Operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi mbrëmjen e 8 dhjetorit ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, mes tyre dhe dy biznemenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Po ashtu urdhër-arresti u lëshua dhe për drejtorin e Shëbrimeve Publike në Bashkinë e Tiuranës, Taulant Tusha./ZËRI

Poll

MOS HUMB