
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, thotë se i vjen për të qeshur nga akuzat që bën nga arratia ish-kolegu i tij Arben Ahmetaj, që kur ka qenë pjesë e qeverisë, nuk e ka ngritur kurrë zërin kundër Edi Ramës, apo politikave që ai ka ndërmarrë në sektorë të ndryshëm. Teksa Ahmetaj tha se nuk është bërë pjesë e disa takimeve të Ramës, për shkak të pjesëmarrjes në to, të elementëve të dyshimtë, Shalsi tha se përballë këtyre deklaratave është një person, që nuk ka asnjë kredibilitet dhe besueshmëri publike. Sipas Shalsit, Ahmetaj mund të kishte dëshmuar dhe ishte ballafaquar me drejtësinë dhe jo të dilte me kamera të fshehta.
Pjesë nga diskutimet në Opinion
Akuza e Ahmetajt që Rama koordinon krimin dhe i pret në zyrën e tij?
Eduard Shalsi: Unë jam që nga 2004 që punoj dhe disa vite kam qenë ngushtë me Edi Ramën. E njoh mirë punën. E njoh mirë vullnetin, por ndoshta ky person hyn tek ata që kur Edi Rama shprehu “nuk keni parë gjë akoma” u shqetësua opozita. Në fakt një pjesë brenda nesh nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte sepse realisht një pjesë abuzoi me pushtetin. Në rastin konkret një njeri i cili mund të kishte dëshmuar, ballafaquar me drejtësinë. Të shkonte, të fliste aty ku duhet të fliste. Por me kamera të fshehta sinqerisht as nuk më ngjall interes… Në vitin 2004 iu bashkova ekipit të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës dhe besoj që hyj tek njerëzit që e njoh mirë vizionin, fuqinë transformuese. Çfarë ka bërë për Tiranën dhe çfarë po bën për Shqipërinë. Kam qenë shumë afër tij në cilësinë e shefit të kabinetit, në cilësinë e nënkryetarit të bashkisë, kam qenë dy herë ministër…Të dëgjoj tani disa akuza…
Të zv.kryeministrit, nuk janë thjesht disa akuza?
Eduard Shalsi: Unë se kam dëgjuar ndonjëherë të ngrejë zërin.
Ahmetaj thotë kam qenë dy herë kundër në mbledhje, kam refuzuar të shkoj.
Eduard Shalsi: Unë mund të them që kam qenë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme. Kam parë debate. Nuk e kam dëgjuar kurrë këtë njeri të bëjë debat, jo më të ngrejë çështje shqetësuese. E thamë që nëse realisht kishte shqetësime, mund të bënte…
Pra ti quan pikë të dobët kredibilitetin?
Eduard Shalsi: Patjetër! Nëse do i kisha dëgjuar këto akuza nga një person tjetër…Mua më bëjnë të qesh këto gjëra, nuk i marr seriozisht.
/ZËRI