
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas emisionit investigativ të “Rai 3” ku u hodhën akuza për lidhjet e qeverisë së tij me personazhe të botës së krimit. Në një reagim në platformën e rrjetit social 'X', Rama u adresohet mesa duket raportimeve që dy media europiane kanë bërë në lidhje me njerëzit të inkriminuar në shtetin shqiptar, por edhe opozitarëve në Shqipëri që kanë ripërsëritur akuzat ditën e sotme. Ai i ka konsideruar si “hardhuca e zhapiqe” teksa thotë se “Shqipërinë nuk e ndal dhe nuk e nëpërkëmb dot më askush”.
'U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush,"-shkruan Rama.

Ndërkohë qrupi parlamentar i PD i ka kërkuar Kuvendit mocion me debat, pas publikimit të pjesës së dytë të investigimit të emisionit ‘Report’, në RAI3. /ZËRI