Politikë

Kandidatët për KLP dhe KLGJ/ Bardhi: Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka manipuluar procesin

Sipas numri dy të PD, Gjonçaj ka ndërhyrë duke skualifikuar në shkelje të kritereve kandidatët.

E.K
Kandidatët për KLP dhe KLGJ/ Bardhi: Sekretari i
Genc Gjonçaj

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar këtë të hënë në Nënkomisionin e Posaçëm Parlamentar, Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit Genc Gjonçaj se ka ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve. Sipas numri dy të PD, Gjonçaj ka ndërhyrë duke skualifikuar në shkelje të kritereve kandidatët. Lidhur me këtë, Bardhi ka përmendur disa emra.

Gazment Bardhi: Memishaj, me vërtetim të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, përmubush kriterin e parashikuar dhe ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj dhomës së avokatisë. Përparim Kalo e vërtetë që ushtruar për 1 vit e 6 muaj anëtarin e gjykatës kushtetuese, por përsa kohë ka kryer një funksion kushtetues, dhe për një periudhë të konsiderueshme kohore ka ushtruar profesionin e avokatit ai e përmbush kritetin e përcaktuar. Sajmir Vishaj, është e vërtetë që ka kandiduar nga trupa e pedagogëve, por në këtë rast flitet për kandidim të njëkohshëm, jo pas 5 vitesh kur kandidon për një garë të re. Çmoj që ky kriter është i aplikuar gabim nga sekretari i përgjithshëm. Nga radhët e pedagogëve nuk ka më vakancë dhe në atë garë të mëhershme nuk është kualifikuar. Albana Tushe, ka një periudhë shumë të shkurtër që nuk ka paguar sigurimet shoqërore dhe sekretari i përgjithshëm e konsideron si një shkëputje nga periudha e ushtrimit të avokatit dhe nuk është ndjekur i njëjti shembull me të tjerët.

Në raportin e tij, Gjonçaj ka skualifikuar nga gara kandidatët Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj dhe Albana Tushe, me arsyetimin se ata nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokatë në 10 vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore”.  Bardhi propozoi që të gjithë emrat e skualifikuar të futeshin në listën e kandidatëve që do të thirren në seancë dëgjimore nga ky nënkomision, nga e cila do të përzgjidhen dhe emrat që do të votohen në seancë plenare./ZËRI

Poll

MOS HUMB