
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Ernal Filo, si ambasador të Shqipërisë në Ukrainë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi këtë të hënë lirimin nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo rezident Znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë.
Halimi është gjithashtu Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë.
Begaj emëroi me dekret si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, Rezident, Ernal Filo.
Më 29 maj, Komisionin për Politikën e Jashtme zhvilloi një seancë dëgjimore me Ernal Filo, i cili u shpreh se “propozimi për të hapur për herë të parë përfaqësinë e Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe situata faktike në të cilën ndodhet Ukraina, tregojnë se vendi ynë po i jep rëndësinë e duhur vendeve dhe rajoneve që sot janë në qendër të fokusit diplomatik ndërkombëtar dhe që përbëjnë një çështje sa kritike, aq edhe sfiduese për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian”.