Politikë

Ahmetaj tha se është koordinator i grupeve kriminale, reagon Agasi: Thashetheme, nuk kam asnjë post në PS

Personi që akuzohet si njeriu ‘hije’ i Edi Ramës në qytetin e Durrësit, ka bërë reagimin e tij të parë publik pas akuzave nga arratia të Ahmetajt

E.K
Ahmetaj tha se është koordinator i grupeve kriminale, reagon Agasi:
Arben Ahmetaj dhe Erys Agasi

TIRANË- Ergys Agasi, i akuzuar nga ish-kryeministri Arben Ahmetaj, se është koordinator i grupeve kriminale, për interes të kreut të qeverisë Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas dokumentarit në RAI 3.

I kontaktuar nga gazetari Ylli Rakipi për një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Agasi dha një përgjigje të shkurtër. Ai deklaroi “nuk merrem me thashetheme, sidomos nga njerëz që janë arratisur dhe kanë probleme me drejtësinë”. Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur dhe vetë kryeministri Edi Rama, ku gjata intervistës me gazetarin Giorgio Mottola i konsideroi akuzat e ngritura thashetheme, që janë eksportuar në Itali nga mediar shqiptare.

Agasi shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë funksion në Partinë Socialiste, dhe nuk mban asnjë post në qytetin e Durrësit, ku ushtron veprimtarinë e tij si biznesmen.

Në dokumentarin e dytë të Rai 3 për marërveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët, ku Shqipëria u paraqit si një narko-shtet, u shfaq edhe një intervistë e gazetarit Giorgio Mottola me ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, tashmë i arratisur në Zvicër.

Ky i fundit hodhi akuza të rënda për Edi Ramën, duke thënë se ai jo vetëm ka lidhje me krimin, por ka pritur në zyrë edhe bosët e mafias. Ahmetaj pretendon se i ka parë këta persona, por pasi u pyet nga gazetari se cilët janë, nuk dha emra, duke përmendur vetëm disa qytete nga ku ai pretendon se vijnë, konkretisht Elbasani, Durrësi dhe Dibra.

Dokumentari i Report në Rai 3, ka sjellë reagime të shumta, kryesisht në kampin opozitar, madje PD do të organizojë edhe një protestë ditën e enjte për këtë çështje, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeveri teknike, më pak se një vit para zgjedhjeve parlamentare./ZËRI 

Poll

MOS HUMB