Politikë

Përplasja Ahmetaj-Rama në RAI3/ Ish-numri 2 i qeverisë: Agasi koordinator për grupet kriminale. KM: Pyll pa derra nuk ka

Arben Ahmetaj, nga Zvicra ku ndodhet në arrati, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka koordinator për grupet kriminale, të cilët i takon dhe në zyrën e tij, e më pas i përdor për zgjedhje

E.K
Përplasja Ahmetaj-Rama në RAI3/ Ish-numri 2 i qeverisë: Agasi
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Emisioni “Report” në RAI 3 transmetoi dje pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë, si pjesë e debatit të brendshëm italian, për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. Një pjesë e mirë e emisionit, i referohej akuzave që bëri nga arratia ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa indirekt pasqyrohej dhe reagimi i këtij të fundit.

Në intervistën, që u pasqyrua si një kamera e fshehtë nga RAI3, Ahmetaj hidhte akuza të forta ndaj Ramës, për lidhje me personazhë të krimit, që madje kishin edhe një koordinator të tyre. Bëhet fjalë për Ergys Agasin, një biznesmen me qendër në Durrës, dikur një person i afërt me ish-presidentin Ilir Meta. Në bisedën që zhvillohej përballë gotave me verë të bardhë, dhe ushqimit të mirë, Ahmetaj i rrëfente gazetarit Giorgio Mottola dhe ekipit të tij, se grupet kriminale në Shqipëri, fitojnë tendera, dhe marrin punë publike.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – thotë Ahmetaj.

Rai 3 thotë se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Në reportazh thuhet se Agasi nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Ahmetaj në rrëfimin për RAI3.

I pyetur në lidhje me këto deklarata, të bëra nga Ahmetaj, Rama pretendoi se në qeverinë e tij, të cilën e krahasoi me një pyll ka pasur edhe dërra. Gazetarët i cituan Ramës pretendimet e Ahmetajt, pa i treguar se bëhej fjalë pikërisht për ish-numrin 2 të qeverisë.

Pyetje: Kemi folur me një ish-eksponent të qeverisë tuaj, i cili pretendon se ka paralajmëruar për kanabizimin për ekonominë...

Edi Rama: Nuk e di me kë keni folur ju, por unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht

Pyetje: Ai pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe i keni takuar këtu?

Edi Rama: I njëjti burim? Duhet të jetë burim i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Pyetje: Ka pasur role të rëndësishme.

Edi Rama: A kemi një thënie në Shqipëri, pyll pa derra nuk ka.

Pyetje: A është e vërtetë apo jo?

Edi Rama: Dua të them edhe një gjë që e bënte të neveritshëm reportazhin tuaj. Nga romakët, tek civilizimi ynë, i takon barra atij që akuzuon të vendosë para faktet. Nuk është kjo mënyra për të përdorur publikun. Njerëzit janë shumë më të pritur të besojnë gënjeshtrat sesa të vërtetën. E vërteta nuk bën lajm. Krerët e bandave kriminale më kanë ardhur këtu, unë vizatoja dhe ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve, do të ishte film i bukur. Si mund të bëjmë një intervistë me ju dhe ne e sjellim në këtë nivel të ulët dhe flasim për njerëz që nuk janë këtu. Përgjigjia ime është kjo: Nuk është shërbim publik të përmendësh emra njerëzisht. Mediat shqiptare nuk bëjnë diferencën. Neveria e Report është mjaltë, krahasim me median shqiptarë. Unë flas me ju, me një njeri që prezanton katergorinë që të themi që është krijuar nga Montanelli dhe jo Enver Hoxha.

Rama nuk preferoi që të komentonte asnjë prej emrave të përmendur për lidhje me krimin, siç isht dhe rasti i Luftar Hysës. jë emër që më pas është konsideruar nga Kanadaja si një nga narko-trafikantët e Amerikës Latine, i cili pastron para në emër të kartelit "Sinaloa". Lidhur me takimin, Rama tha e ka pritur njëherë në zyrën tij, pa e ditur se kush ishte. Për kreun e qeverisë, personazhe të tillë janë subjekt i ligjeve dhe institucioneve shqiptare. Por Rama tha se nuk kishte ndërmend që të hiqte lejen e dhënë për Valona Construction që sipas autoriteteve kanadeze është kompani guackë e Hysës.

“Nuk jap koncensione, apo çfarëdo qoftë. Nuk jam shteti, jam kryeministri. Shteti ka struktura dhe ka organizata. Krimineli italian që është dënuar me 17 vjet këtu, i është drejtur gjykatës për një problem që ai pretendon se është krijuar nga ne. Pra duhet kaluar nëpër rrugë ligjore për çdo subjekt. Unë nuk kam takuar asnjë pastrues parash, jam takuar me shqiptarë, më kan thënë arsyen e takimit, dhe nuk më duket se dikush ka përfituar favore. Atëherë nëse ndonjë del i kriminel, këtu ka ligje. Është drejtësia”, tha më tej Rama gjatë intervistës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB