Politikë

Kamera e fshehtë e "Report", Ahmetajt: Nuk kam dashur të përfshihem në takimet e Ramës

Në darkën me gazetarin Giorgio Mottola, Ahmetaj flet pa e ditur se po filmohej. Ai akuzon Ramën se përmes Ergys Agasit, krijon lidhje me mafiozët të cilët i përdor për zgjedhje.

k.m.
Kamera e fshehtë e "Report", Ahmetajt: Nuk kam dashur të
Arben Ahmetaj

TIRANË- Mbrëmjen e sotme është transmetuar pjesa e dytë e emisionit "Report" të Rai 3, ku "protagonist" ka qenë edhe ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj. Në atë që duket si një kamer e fshehtë, ish-zyrtari i lartë hedh akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Në darkën me gazetarin Giorgio Mottola, Ahmetaj flet pa e ditur se po filmohej. Ai akuzon Ramën se përmes Ergys Agasit, krijon lidhje me mafiozët të cilët i përdor për zgjedhje. Ahmetaj thotë se këta "kapo të mafias" Rama i ka pritur edhe në zyrën e tij. Madje shton se e ka ditur çfarë po ndodhte, por ka zgjedhur që të jetë i distancuar. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Ahmetaj për Rai 3: Grupet kriminale marrin tendera përmes emrave të tjerë që vendosin. Edi Rama u ka thënë mos të bëjnë rrëmuja. Nuk është vetëm i lidhur, po të jap emrin Ergys Agazi, është një tip që jeton në Durrës, tani është bërë kordinator i të gjithë grupeve. Agasi luan rolin e kordinatorit dhe pastaj i përdor për zgjedhje. Është djali i një ish-deputeti të PS, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. Por shpesh shtypi ka folur Troplinin. I takon në zyrën e tij, unë nuk kam pranuar kurrë të marr pjesë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani. Po janë kapot e mafias

Mendoni se ka lidhje me grupet përmes Agasit? Ku i takon?

Ahmetaj për Rai 3: Edhe në zyrën e tij, nuk kam pranuar të marr pjesë sepse nuk kam dashur të përfshihem. I ka takuar të gjithë.

Teksa Ahmetaj flet, narratori italian përmendi ngritjen e disa kullave, duke veçuar atë "Ekspozita", të familjes së Ervin Matës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB