Politikë

'A keni takuar shefa organizatash kriminale?'/ Akuzat e Ahmetajt, Rama: Barra e provës i bie akuzatorit

Edi Rama u shpreh se burimi i medias italiane, nga ajo që po dëgjonte, duhet të kishte probleme me drejtësinë. 

k.m.

'A keni takuar shefa organizatash kriminale?'/ Akuzat e Ahmetajt,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizioni italian të “Rai 3” duke komentuar akuzat e ngritura ndaj tij, nga ana e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Gjatë intervistës, gazetari Giorgio Mottola i bëri disa pyetje lidhur me akuzat e bëra nga Ahmetajt, por Ramës nuk ia prezantoi me emër. Si përgjigje, Rama u shpreh se burimi i medias italiane, nga ajo që po dëgjonte, duhet të kishte probleme me drejtësinë. 

"Unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht,"-tha Rama. 

Po ashtu, gazetari e ka pyetur Ramën edhe për Luftar Hysën, një emër që më pas është konsideruar nga Kanadaja si një nga narko-trafikantët e Amerikës Latine, i cili pastron para në emër të kartelit "Sinaloa". Lidhur me takimin, Rama tha e ka pritur njëherë në zyrën tij, pa e ditur se kush ishte. Për kreun e qeverisë, personazhe të tillë janë subjekt i ligjeve dhe institucioneve shqiptare. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Kemi folur me një ish-eksponent të qeverisë tuaj, i cili pretendon se ka paralajmëruar për kanabizimin për ekonominë...
Edi Rama: Nuk e di me kë keni folur ju, por unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht
Pyetje: Ai pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe i keni takuar këtu?
Edi Rama: I njëjti burim? Duhet të jetë burim i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.
Pyetje: Ka pasur role të rëndësishme.
Edi Rama: A kemi një thënie në Shqipëri, pyll pa derra nuk ka.
Pyetje: A është e vërtetë apo jo?
Edi Rama: Dua të them edhe një gjë që e bënte të neveritshëm reportazhin tuaj. Nga romakët, tek civilizimi ynë, i takon barra atij që akuzuon të vendosë para faktet. Nuk është kjo mënyra për të përdorur publikun. Njerëzit janë shumë më të pritur të besojnë gënjeshtrat sesa të vërtetën. E vërteta nuk bën lajm. Krerët e bandave kriminale më kanë ardhur këtu, unë vizatoja dhe ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve, do të ishte film i bukur. Si mund të bëjmë një intervistë me ju dhe ne e sjellim në këtë nivel të ulët dhe flasim për njerëz që nuk janë këtu. Përgjigjia ime është kjo: Nuk është shërbim publik të përmendësh emra njerëzisht. Mediat shqiptare nuk bëjnë diferencën. Neveria e Report është mjaltë, krahasim me median shqiptarë. Unë flas me ju, me një njeri që prezanton katergorinë që të themi që është krijuar nga Montanelli dhe jo Enver Hoxha.
Pyetje: Si e keni takuar Luftar Hysën?
Edi Rama: Nuk dua të humb mundësië për të dalë në transmetim tek ju me emra që nuk e di as çfarë do të thonë. Më flisni për emra që nuk hyjnë. Unë takohem me shumë njerëz, jam përgjegjës për atë që bëj vetë dhe atë që janë personazhet që vijnë tek unë. Kur zbulohet që nuk është në rregull, i përket drejtësisë. Nëse unë iu them më falni, po ju takoheni me Bechettin, çfarë hynë? Faktet janë ndryshe. Aty ka një investim i një familje të njohur në Vlorë, babai ka qenë i njohur sepse ka ngritur zërin kundër ndërtimit të Petroliferës italiane. Ajo familje ka ndërtuar Marina Bay. Ai që njoh më tha se duam të të takojmë sepse është një kushëri që jeton në Meksikë dhe që dëshiron të na ndihmojë për të menaxhuar kazinonë. I thashë mirë, ejani. Erdhën, i takova më thanë thjesht se çfarë donin të bënin, nëse kishin pengesa. I thashë që ne kemi një kuadër të thjeshtë, për të stimuluar hotelet me 5 yje, kemi bërë një paketë pa taksa për 10 vjet, etj. Ata e kanë ndërtimin me 5 yje dhe automatikisht e kanë marrë licensën. Ai erdhi me atë për këtë gjë. Kjo është e gjitha. Një herë e kam parë në jetë. E kam parë që e kanë hapur. A është investitor, administrator? Nuk e di. Është e vështirë të bësh dallimin duke u nisur nga zërat. Flas nga ana ime. Nuk e kam idenë.
Pyetje: Do e ndaloni Valona Construction që sipas autoriteteve kanadeze është kompani guackë e Hysës?
Edi Rama: Nuk jap koncensione, apo çfarëdo qoftë. Nuk jam shteti, jam kryeministri. Shteti ka struktura dhe ka organizata. Krimineli italian që është dënuar me 17 vjet këtu, i është drejtur gjykatës për një problem që ai pretendon se është krijuar nga ne. Pra duhet kaluar nëpër rrugë ligjore për çdo subjekt. Unë nuk kam takuar asnjë pastrues parash, jam takuar me shqiptarë, më kan thënë arsyen e takimit, dhe nuk më duket se dikush ka përfituar favore. Atëherë nëse ndonjë del i kriminel, këtu ka ligje. Është drejtësia./ZËRI

Poll

MOS HUMB