
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ballafaquar sot në një intervistë me gazetarin italian Giorgio Mottola. Gjatë intervistës së dhënë për emisionin "Report" të RAI 3, Rama është pyetur ndër të tjera edhe për biznesmenin italian Francesco Becchetti, të cilin e ka quajtur një "kriminel të dënuar me 17 vite burg në Shqipëri". Siç edhe ndodh sa herë pyetet nga mediat shqiptare, Rama ka dhënë shumë pak komente duke u shprehur se çështja është ende në gjyq.
PJESË NGA INTERVISTA, RAMA FLET PËR BECCHETTIN
Edi Rama: Bechetti është pika juaj e dobët, e di.
Pyetje: E imja? Jo.
Edi Rama: E keni dobësi. Zotëria është kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj.
Pyetje: Por një gjykatë iu detyron të paguani 135 mln euro, pse nuk i paguani?
Edi Rama: Sepse historia nuk ka përfunduar. Kush mendon se kjo histori mbaroi, besoj se duhet që të rimendohet. Nuk dua të bëj komente, por po për momendin vazhgojmë të jemi në një betejë ligjore me zotërinë./ZËRI