Politikë

“E dua Giorgio-n, por dua më shumë të vërtetën”/ Kryeministri Edi Rama poston foton, i përqafuar me gazetarin italian

Kreu i qeverisë shqiptare shkruan se ka pasur një dakordësi me drejtorin e programit “Report” për të thënë edhe ai versionin e tij për publikun.

k.m.
“E dua Giorgio-n, por dua më shumë të
Edi Rama dhe gazetari

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se sot në mbrëmje del një tjetër investigim nga "RAI 3". Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një foto me gazetarin e "Rai 3", Giorgio Mottola-n. Teksa sot në mbrëmje pritet një tjetër investigim nga "RAI 3", kreu i qeverisë shqiptare shkruan se ka pasur një dakordësi me drejtorin e programit “Report” për të thënë edhe ai versionin e tij për publikun.

"Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe,"-shkruan ndër të tjera Rama.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

“VOGLIO BENE A GIORGIO MA VOGLIO DI PIU A LA VERITA”

SONTE 20:00

“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.

Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë

*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report

Çfarë do të ndodhë sonte?

Sonte në mbrëmje pritet të publikohet sot investigimi i radhës i televizionit italian “Rai 3”, për akuzat e qeverisë shqiptare lidhur me krimin dhe korrupsionin, si dhe kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin dhe më tepër. Në emisionin “Report”, pritet që të publikohet edhe intervista e regjistruar me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë reagoi duke i quajtur shpifje akuzat në dokumentar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi. Nga publikimi një muaj më parë dhe reagimet e tepërta ajo që pasoi ishte heshtja.

Në puntatën e radhës pjesë e emisionit 'Rai3' është edhe një intervistë e zhvilluar me izh-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Pjesë nga intervista për 'Rai3' u publikuan nga media italiane 'Il fato quotidiano'. Ahmetaj ka deklaruar se grupet kriminale në Shqipëri i fitojnë kontratat falë udhëheqësve dhe pastrojnë para përmes ndërtimit. Ai ka shtuar se këto grupe kriminale koordinohen me kryeministrin Edi Rama. Ish-zv.kryeministri ka pohuar se ka takuar drejtues të mafias në zyrën e kryeministrit Rama. Në artikull thuhet se vetë kreu i qeverusë shqiptare është pyetur gjatë intervistës së Rai3 edhe për pretendimet e ngritura nga Ahmetaj. Rama e ka cilësuar si të pabesueshëm dhe se asgjë e deklaruar nga Ahmetaj nuk duhet marrë serjozisht.

Gjithsesi gjithçka pritet të zbulohet me publikimin e investigimit të radhës në emisionin “Report” në televizionin 'Rai3'. Emisioni investigativ thekson se do të vijojë me investigimet në anën tjetër të Adriatikut duke mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale./ZËRI

Poll

MOS HUMB