
ITALI- Do të publikohet sot investigimi i radhës i televizionit italian “Rai 3”, për akuzat e qeverisë shqiptare lidhur me krimin dhe korrupsionin, si dhe kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin dhe më tepër. Në emisionin “Report”, pritet që të publikohet edhe intervista e regjistruar me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë reagoi duke i quajtur shpifje akuzat në dokumentar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi. Nga publikimi një muaj më parë dhe reagimet e tepërta ajo që pasoi ishte heshtja.
Çfarë publikoi 'Rai3'
Emisioni 'Report' në "Rai3" arriti të bënte zhurmë në të dy vendet pas një analize për marrëveshjen e emigrantëve. Sipas tyre, garanti i kësaj marrëveshje është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Agaçi përshkruhet në dokumentar si avokat i disa trafikantëve të drogës në Itali, ndërsa zbulohet edhe një episod i cili pas transmetimit është cilësuar si korruptiv, ai i lidhur me Fabrizio Lisin, ish-shef në Guardia di Finanzia, të cilit trafikanti shqiptar Artur Shehu i dhuroi 30 hektarë tokë buzë detit, përmes ndërmjetësimit të Agaçit. Vetë Agaçi i quan gjetjet e gazetarëve italianë shpifje, ndërsa paralajmëroi padi për programin.
Ndryshe nga sa pretendohej në reportazhin e RAI3, se sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të emisionit investigativ Report, në fakt mes gazetarit dhe zyrtarit shqiptar ka pasur një komunikim përmes emailit. Agaçi madje publioki të gjitha bisedat. Po ashtu edhe Rama e ka quajtur një baltosje të imazhit të Shqipërisë investigimin, ndërsa Meloni është shprehur e shqetësuar për sulmin ndaj vendin tonë.
Publikimi i këtij reportazhi nuk kaloi pa zhurmë në Kuvendin e Shqipërisë dhe as atij italian, sidomos pas pretendimeve se kryeministri shqiptar zhvilloi një bisedë me tone të larta me drejtorin e RAI, Paolo Corsini. Rama sqaroi se nuk ka patur asnjë telefonatë të 'tërbuar' si u përfol por një bisedë normale.
Pas reportazhit të RAI, Edi Rama nisi një fushatë sqarimi në të gjitha mediat italiane, derisa u arrit të zhvillohej një intervistë me vetë gazetarin e emisionit investigativ. Në përshkrimin e puntatës së ardhshme thuhet se Shqipëria është kthyer në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Emisioni do të zbulojë se si një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë. Por pak orë nga publikimi i vazhdimit të investigimit italian, detaje të reja po zbardhen nga mediat italiane dhe ermra të rinj janë përmendur.
Në puntatën e radhës pjesë e emisionit 'Rai3' është edhee një intervistë e zhvilluar me izh-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Pjesë nga intervista për 'Rai3' u publikuan nga media italiane 'Il fato quotidiano'. Ahmetaj ka deklaruar se grupet kriminale në Shqipëri i fitojnë kontratat falë udhëheqësve dhe pastrojnë para përmes ndërtimit. Ai ka shtuar se këto grupe kriminale koordinohen me kryeministrin Edi Rama. Ish-zv.kryeministri ka pohuar se ka takuar drejtues të mafias në zyrën e kryeministrit Rama. Në artikull thuhet se vetë kreu i qeverusë shqiptare është pyetur gjatë intervistës së Rai3 edhe për pretendimet e ngritura nga Ahmetaj. Rama e ka cilësuar si të pabesueshëm dhe se asgjë e deklaruar nga Ahmetaj nuk duhet marrë seriozisht.
Gjithsesi gjithçka pritet të zbulohet me publikimin e investigimit të radhës në emisionin “Report” në televizionin 'Rai3'. Emisioni investigativ thekson se do të vijojë me investigimet në anën tjetër të Adriatikut duke mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale./ZËRI