
TIRANË- Vazhdon debati në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit italian, Sigfrido Ranuccit. Por duket se ka gjasa që përballja mes tyre të mos mbetet vetëm në distancë. E gjitha pasi vetë kreu i qeverisë tha se është gati të marrë pjesë në episodin e radhës "Report" që transmetohet në "RAI 3", por me një kusht. Rama kërkon që fjalimi i tij të transmetohet live, duke mos e fshehur stepjen se biseda e tij me Ranuccin mund të cenusurohet.
Sipas asaj që ka mësuar "Adnkronos", Rama së shpejti mund të jetë i ftuar në ‘Report’. Në fakt, negociatat për një intervistë thuhet se janë filluar, por nuk dihet nëse do të finalizohen. Episodi i radhës për Shqipërinë, pritet që të transmetohet të dielën, ndaj nuk është çudi që në "RAI 3" të shfaqet kreu i qeverisë duke dhënë përgjigjen e tij për pyetjet që i janë drejtuar të gjithë këtë kohë. Ndaj ka zgjedhur hapësira të tjera për t'i shfrytëzuar.
Të dielën, Report në "Rai3" arriti të bënte zhurmë në të dy vendet pas një analize për marrëveshjen e emigrantëve. Sipas tyre, garanti i kësaj marrëveshje është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Agaçi përshkruhet në dokumentar si avokat i disa trafikantëve të drogës në Itali, ndërsa zbulohet edhe një episod i cili pas transmetimit është cilësuar si korruptiv, ai i lidhur me Fabrizio Lisin, ish-shef në Guardia di Finanzia, të cilit trafikanti shqiptar Artur Shehu i dhuroi 30 hektarë tokë buzë detit, përmes ndërmjetësimit të Agaçit. Vetë Agaçi i quan gjetjet e gazetarëve italianë shpifje, ndërsa paralajmëroi padi për programin./ZËRI