Politikë

Xhaferraj 'del nga rreshti': E mbështes turin e Ramës në diasporë, ftoj demokratët të marrin pjesë

Sipas tij, ky tur i bën shqiptarët në diasporë që të ndihen mirë ndërsa nuk nguroi që të ftojë dhe demokratët që jetojnë jashtë Shqipërisë që të bëhen pjesë e takimeve të Ramës.

E.K
Xhaferraj 'del nga rreshti':  E mbështes turin e Ramës
Ferdinand Xhaferraj dhe Edi Rama

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka dalë nga reshti i kritikëve të opozitës, sa i përket turit të diasporës që po zhvillon Kryeministri Edi Rama dhe ka deklaruar se e mbështet atë. Sipas tij, ky tur i bën shqiptarët në diasporë që të ndihen mirë ndërsa nuk nguroi që të ftojë dhe demokratët që jetojnë jashtë Shqipërisë që të bëhen pjesë e takimeve të Ramës.

Ferdinand Xhaferraj: Aktualisht Rama ka nisur një tur takimesh në diasporë. Nga politika shqiptare ka shumë akuza që thonë se po e bën këtë tur në diasporë se kërkon votën e emigrantëve, sikurse opozita e kërkon votën e emigrantëve edhe nëse Rama po e bën për qëllime elektorale ky nuk është një problem për zotin Rama. Problem për të është manipulimi që i bën zgjedhjeve në Shqipëri, jo loja politike që bën. jashtë elementëve kritikë dhe tendenca për të marrë një madhështi më shumë se duhet, në dallim nga pjesa tjetër e opozitës unë e mbështes turin në diasporës se i bën shqiptarë në diasporë të ndihen mirë, inkurajoj edhe mbështetësit e PD të marrin pjesë se Rama shkon atje si kryeministri i Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB