ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka falenderuar sërish homologun shqiptar, Edi Rama sa I përket marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendve për emigrantët. Gjatë fjalimit të saj në një aktivitet elektoral, Meloni u shpreh se Rama u ‘’masakrua’’ vetem se ndhmoi Italinë.
Giorgia Meloni: Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë.
Kryeministrja e Itaisë Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë më 5 Qershor. Ajo do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në selinë e Qeverisë, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Gjadrit për të parë ecurinë e punimeve për ndërtimin e kampit ku do të qëndrojnë emigrantët. Më datë 6 nëntor 2023, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen, për të ndërtuar në Shqipëri dy qendra për të strehuar emigrantët. Sipas marrëveshjes, porti i zbarkimit të emigrantëve do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal që do të mbajë qendra në Shqipëri do të jetë 3000 emigrantë të huaj në muaj./ZËRI