
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Në një intervistë të dhënë për gazetarin Giorgio Mottola të emisionit "Report", Rama iu përgjigj pyetjeve lidhur me kampet e refugjatëve që do të ndërtohen në Gjadër dhe Shëngjin. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se Italia nuk ishte i vetmi vend që kishte kërkuar një marrëveshje të tillë. Po ashtu shtoi se të gjithë vendet e Bashkimit Europian duhet të mblidhen për të diskutuar lidhur me këtë problem.
INTERVISTA E RAMËS:
Pyetje: Ju e përkufizuar emisionin tim, hetimin tim si "të neveritshëm". Është gabim përkthimi apo donit vërtetë të thoshit "i neveritshëm"?
Edi Rama: Tani jeni këtu në shtëpinë time dhe nuk do doja të këmbëngulja tek ajo fjalë, por nëse doni të këmbëngulni, po ishte shumë i neveritshëm.
Pyetje: Pse?
Edi Rama: Sepse ishte shumë e qartë që qëllimi ishte të bënit një emision për qendrat e pritjes së emigrantëve dhe është e drejta juaj e shenjtë, unë nuk mundem as ta vë në diskutim, që ju të keni opinionin tuaj, dhe të informoni publikun tuaj rreth këtij opinioni. Por, ta lidhësh këtë histori italiane tuajën me gjithçka kishit qepur bashkë për Shqipërinë, qeverinë shqiptarë, për Sekretartin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, me personazhe të themi mjaft të errëta të Shqipërisë, dukej sikur mesazhi ishte se marrëveshja bëhej midis një qeverie italiane, të cilën ju nuk duhet që ta fshihni që nuk e vlerësoni dhe...
Gazetari: Ne i kemi kritikuar të gjitha qeveritë.
Edi Rama: ...dhe midis një qeverie në Shqipëri, që del si një partnere në hije, me personazhe të lidhura me trafikun e narkotikëve apo me këtë ose me atë tjetrën. Kjo është pjesa e neveritshme, jo fakti që ju trajtoni në programin tuaj problemin sesi do të administrohet e gjithë kjo marrëveshje. Edhe vënia në dyshimin e vetë idesë së marrëveshjes dhe i gjithë një mal gjysmë të vërtetash, të cilat janë gënjeshtrat më të mëdha, është e neveritshme.
Pyetje: Do ju jap sigurisht mundësinë, të shpjegoheni për këtë punë e narkoshtetit Do ta nis nga qendrat për imigrantët. Si lindi kjo ide? Kush ua propozoi?
Edi Rama: E kam thënë dhe e përsëris, ka qenë një kërkesë mjaft miqësore nga Giorgia, nëse do ta merrja në konsideratë mundësinë për të bërë diçka bashkë për këtë dhe unë i thashë "pse jo, ta mendojmë". Pastaj, kaluan muaj dhe ajo erdhi në Shqipëri dhe patëm mundësinë që ta diskutojmë më gjatë së çfatë mund të bëhej dhe cila do të ishte pjesa jonë për këtë gjë dhe pastaj e bëmë.
Pyetje: Megjithatë, nuk mendoni që me dëbimin e emigrantëve që përpiqen të mbërrijnë në Itali drejt Shqipërisë është një shkelje e të drejtave themelore të njeriut?
Edi Rama: Kjo është një mënyrë për ta parë gjënë. Por ka edhe një mënyrë tjetër për ta parë sepse gjeografia nuk mund të jetë mallkimi i Italisë, që është lënë e vetme për shumë kohë. Në momente dramatike në kohë sepse është e braktisur sepse, nëse dikush vë këmbën në Itali, vë këmbën në Europë. Pra, nuk është një që mbërrin aty dhe Italisë i duhet ta menaxhojë vetë; është dikush që mbërrin në Europë dhe Europa duhet ta menaxhojë së bashku. Për më tepër që ka një pasazh të rëndësishëm të legjislacionit europian që është rishpërndaja dhe që qartësisht, nuk ka funksionuar. Në dëm të Italisë. Ndërkohë ne nuk jemi një vend që nuk është pjesë e BE-së, ne jemi pjesë e E-së, pra jemi një vend europian dhe në anën tjetër të detit nga Italia dhe, thjesht kemi marrë përsipër një përgjegjësi, si europianë, në kuptimin që, ju keni nevojë që ne të kontribuojmë e të marim pjesë. Nëse këtë gjë do ta kishte bërë Sllovakia, Polonia apo kushdo tjetër që është në Bashkimin Europian, por fakti që Shqipëria nuk është në BE dhe shkakton gjithë këtë zhurmë dhe, më pas, këtë interpretim do të thoja subjektik, të faktit.
Pyetje: Po, nëse, në kohën kur shqiptarët kalonin përmes kanalit të Otrantos, të dëboheshin në Tunizi, në Egjipt, në pritje të përgjigjes, ju çfarë të mendonit?
Edi Rama: Para së gjithash, nuk është e njëjta gjë. Jemi në një situatë ku duhet një qasje e përbashkët europiane, e të gjithëve. Nuk është një temë e politikës së ditës apo interesave zgjedhore, është një çështje shumë më e madhe për të ta kthyer në një subjekt përplasjesh politike. Sepse thuajse të gjithë kur vijnë në pushtet mendojnë thuajse njësoj dhe kërkojnë të bëjnë thuajse të njëjtën gjë. Qoftë e majta apo e djathta, në Itali apo kudo, flasin për kontrollin e flukseve...Atëherë çfarë! Këtu ka nevojë për një tryezë të madhe të përbashkët të të gjithëve, përtej të majtës dhe të djathës për të kuptuar që ka një demografi që po ndëshkon një Europë të tërë që nuk duket se ka zgjidhje. Ka një nevojë për fuqi punëtore, ku do i gjejnë? Sepse nuk duket sikur të rinjtë italiane janë të pritur për të bërë më shumë fëmijë.
Gazetari: Këtu dalloj Ramën socialist.
Edi Rama: Ramën socialist? Në fakt, unë jam socialist pak i çuditshëm sepse nuk besoj në llogoret idologjike, besoj në zgjedhje që funksionojnë. Nëse një zgjidhje funksionon, funksionon dhe nuk mund të markohet si e majtë dhe e djathtë.
Pyetje: A mendoni që me këtë zgjidhje po kontribuoni në një model sesi vendet e pasura do ta zgjidhin problemin duke ua shkarkuar atë në kurriz të vendeve të varfra?
Edi Rama: Para së gjithash, Shqipëria nuk mund ta zgjidhë këtë problem çfarëdo që të bëjë. është një problem që zgjidhet së bashku, nuk transferohet dhe duhet goditur bashkarisht. Nga ana tjetër po flisja për nevojën për të mos u bërë vktimë i dëshirave kriminale të atyre që përdorin varfërinë për t'u marrë edhe paratë e fundit për t'i sjellë në Europë, pa kontroll, pa filtër. Atëherë për këtë duhet punuar, jo për faktin që pse e bën Giorgia e bën keq.
Pyetje: Do të ndërtohen qendra të tjera në Shqipëri?
Edi Rama: Ndjesë, mbi të gjitha, mendoj se pjesëmarrja e vendeve të tretë nuk është zgjidhja në vetëvete. Pjesëmarrja e vendeve të treta duhet të jetë vetëm pjesë e një zgjedhje më komplekse, sepse, nëse mendohet që vendet e treta janë zgjidhja, atëherë, nuk do të shkojmë kurrëkund, nuk do të ketë zgjidhje dhe nuk do të përfundojmë t'i biem murit që kemi përballë ose të përplasemi me ajsbergun që na ka dalë përpara. Të flasësh për këtë sfidë shumë të madhe, që ka Europa, si të ishte diçka që lidhet me zgjedhjet e ardhshme, me mandatet e ardhshme, mundësisë së ardhshme për t'u ngjitur në pushtet është njësoj sikur të luash muzikë teksa Titaniku po mbytet. Nga ana tjetër, të mbytesh, themi ne, nuk e di nëse e keni dhe ju në italisht, të mbytesh me një pikë uji dhe ta paraqesësh këtë përpjekje për të krijuar diçka pa provuar ta zgjidhësh problemin, është shumë nënçmuese dhe vërtetë qesharake.
Pyetje: Shqipëria do të pranojë qendra të tjera?
Edi Rama: Shqipëria e ka bërë këtë jo sepse ishte hera e parë që merrte një kërkesë të tillë. Kemi marrë kërkesa të ngjashme edhe nga vende të tjera, por i kemi refuzuar, sepse ishin të pakuptimta. Një gjë është të kesh një vend fqinjë, Italia është Shqipëria, dhe Shqipëria është Italia. Por të presësh këtu njerëz të shkresë që i sjellin nga Anglia, nuk është diçka që bëhet. Duhet të krijohet sinergji. Pra jo, kurrë.
Pyetje: I keni kërkuar Kosovës që të pranojë hapjen e qendrave të tilla?
Edi Rama: Unë? Jo1 Pse duhet t'ia kërkoj? Ndoshta e kanë kërkuar të tjerë, më duket se kanë bërë një marrëveshje me Danimarkën, por nuk e di si e kanë lënë./ZËRI