
TIRANË- Pas shembullit të Italisë, tani edhe Belgjika po shqyrton si opsion sjelljen e azilkërkuesëve në Shqipëri. Të paktën, këtë opsion po analizon ish-ministri belg i Emigracionit, Théo Francken. Ky i fundit, në një përballje në një media vendase u pyet se çfarë do të bënte për të ezauruar çështjen e emigracionit.
“Mendoj se është më mirë të marrim modelin australian që u lansua nga socialistët australian. Ata mbrojnë më mirë kufijtë e tyre dhe parandalojnë hyrjet e paligjshme. Procedura, si modeli britanik, do të kontraktohet jashtë kufijve evropianë: Jo në Ruandë, por ne po shikojmë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, pra Ballkanin për shembull,”- tha ai.
Por kryeministri Edi Rama tha dje në një intervistë për emisionin "Report" në Rai 3 se emigrantët i presin nga Italia, e se nuk ka në plan asnjë marrëveshje me asnjë vend tjetër./ZËRI