TIRANË- Erion Braçe është një nga deputetët më të zëshëm nga radhët e socialistëve. Deputeti socialist nuk ndalet së bëri kritikun, teksa së fundmi ka denoncuar situatën lidhur me papastërtinë në kryeqytet. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Braçe ka postuar foto të koshave të mbeturinave të tejmbushur, në zonën e Selitës, në Tiranë.
Për këtë, socialisti kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë. Përballë kësaj situate, Braçe ngre alarmin se shëndeti I qytetarëve është në rrezik.
Postimi i Braçes:
Dita 3 - Selitë, lagjia e qendrës;
Mesa duket në Bashki dhe Ministrinë e Shëndetësise e hanë turpin me bukë!
Koshat dhe plehrat në derë të qendrës shëndetësore, dy hapa nga posta e pesë hapa nga kopështi i fëmijëve; nuk po flas për shtëpitë e familjet se për to s’e vret kush mendjen!
Shikoni, plehrat këtu janë tmerr, por më tmerr është që Bashkia dhe Ministria e Shëndetësisë-si ofruese shërbimi por edhe si kujdestare për shendetin publik, nuk lëvizin as qimen e flokut për këtë tmerr; kanë vapë!/ZËRI