
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka deleguar firmën nënkryetares Anuela Ristani. Vendimi u mor sot gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës. Gjatë vizitës së tij, Rama zhvilloi takim me drejtuesit e instuticioneve për të lënë porositë mbijueshmërinë e punëve. Kjo është vizita e dytë e kryeministrit në Bashkinë e Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI