Aktualitet

Arrestimi i Veliajt/ "Shqipëria Bëhet" dhe "Thurje" protestë para Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen!

Kreu i partisë "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, bëri thirrje që kryeministri Rama të japë dorëheqjen.

I.F
Arrestimi i Veliajt/ "Shqipëria Bëhet" dhe
Pamje nga protesta

TIRANË- Partitë e reja kanë organizuar një tubim para Kryeministrisë ku bërën thirrje që kreu i qeverisë Edi Rama të japë dorëheqjen pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i partisë "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, bëri thirrje që kryeministri Rama të japë dorëheqjen.

“Është shumë e rëndësishme që kjo kauzë të shkojë deri në fund që të japë dorëheqjen. E dëgjova që tha s’kam shumë ministra ja 6 kam, më fal po sa duhet të kesh që të japësh dorëheqjen? Zotëria ka pasur 60 ministra 6 ministra janë në burg, i bie që ne t’i themi edhe kryeministrit tjetër këtu ke 20 ministra, 2 i ke falas”, tha Lapaj.

Ndërsa, kreu i "Nismës Thurje" bëri thirrje qyetarëve të votojnë më 11 maj pa u ndjerë nën presion dhe të vendosin vetë drejtësinë.

“I them SPAK të ruajë një palë pranga për Edi Ramën pasi është mënyra më urgjente që ta largojë nga detyra. Ka dhe një mënyrë të dytë, dhe ajo është ne që jemi këtu me votat tona. Më 11 maj ju keni mundësinë të shpëtoni Shqipërinë duke votuar kundër këtij njeriu”, tha Endri Shabani.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB