Politikë

VD- Hera e dytë brenda ditës, Rama sërish në Bashkinë e Tiranës

Pritet që Rama të zhvillojë një mbledhje për të komanduar drejtuesin e ri të bashkisë, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

k.m.
VD- Hera e dytë brenda ditës, Rama sërish në Bashkinë e
Edi Rama në Bashkinë e Tiranës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Bashkinë e Tiranës. Pritet që Rama të zhvillojë një mbledhje për të komanduar drejtuesin e ri të bashkisë, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo është hera e dytë brenda ditë që kryeministri shihet në bashkinë e kryeqytetit, pasi gjatë paradites zhvilloi takim me nënkryetarët, Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako.

MOMENTI ME VIDEO:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB